Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Universiteti i Mjekësisë/ Ja sa do të kushtojë një vit akademik

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Universiteti i Mjekësisë/ Ja sa do të kushtojë një vit akademik

Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë ka caktuar pagesën që duhet të kryejnë studentët, të cilët do të pranohen në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, për vitin e ardhshëm akademik. Për të pestin vit radhazi, ato mbeten të pandryshuara. Në interes të kandidatëve aplikues, gazeta zbardh vendimin e plotë me tarifat në 12 programe bachelor, tri prej të cilave (Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji e Farmaci) ofrohen si programe të integruara 5-vjeçare dhe 16 profile në master profesional e shkencor. Shuma më e ulët që i duhet të paguajë një studenti të ardhshëm për një vit akademik, është 35 mijë lekë.

Bëhet fjalë për profilet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, ku përveç Infermierisë së Përgjithshme që kushton 40 mijë lekë në vit, të gjitha profilet e tjera kanë të njëjtën tarifë, 5 mijë lekë më pak. Ngjashëm janë tarifat edhe në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, ku përveç Stomatologjisë, që kap tarifën tavan brenda universitetit, dy profilet e tjera i ofron me 40 mijë lekë. Mjekësia e Përgjithshme, për të cilën “luftohet” aq shumë për të siguruar një vend, po ashtu kushton më shumë, 45 mijë për vit. Në ciklin e dytë, tarifat variojnë dy deri në trefish më tepër. Për masterin profesional do të paguhet 72 mijë lekë/vit, ndërsa për atë shkencor 102 mijë lekë. Kujtojmë që Universiteti i Mjekësisë, përveçse më i lakmuari nga studentët, është edhe më i shtrenjti.

Po ashtu, UM është i vetmi që kërkon pagesën qysh në krye të herës, me qëllim për të mos mbajtur vende bosh. Shumica dërrmuese janë ekselentë, një pjesë prej të cilëve, në pritje të përgjigjes për studime jashtë vendit, pranojnë ta paguajnë tarifën e plotë, ndonëse rrugëtimi akademik i tyre mund të marrë tjetër rrjedhë.

KUOTAT E KRITERET

Kundrejt tarifave të pandryshuara prej vitesh, për kuotat nuk mund të themi të njëjtën gjë. Pas një rritjeje të lehtë në vitet e fundit, Universiteti i Mjekësisë këtë vit do të tkurret. Senati akademik që vulos numrin e pranimeve, ka vendosur të pranojë afro 10% më pak studentë se një vit më parë. Këtë vit janë parashikuar të ulen për herë të parë 1239 studentë. “Gërshërët” kanë prekur profilet e Stomatologjisë, Fizioterapisë, Teknikës së Imazherisë, Teknikës së Laboratorit dhe Logopedisë. Fituesit do të përcaktohen në bazë të rezultateve të përgjithshme në gjimnaz, atyre në katër provimet e maturës dhe në tri lëndët formuese për një mjek të ardhshëm.

Këto të fundit do të vijojnë të kenë 30% të peshës së pikëve totale, ndërsa ndryshe nga një vit më parë, ku 70%-shi ndahej proporcionalisht midis dy treguesve të mësipërm, sivjet vlera më e madhe, 40% i është dhënë notës mesatare të provimeve të Maturës Shtetërore dhe 10% notës mesatare të gjimnazit. Kusht për aplikimin në tri degët e shumëkërkuara: Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji është nota mesatare e gjimnazit, e barabartë ose më e madhe se 8,5, në Shëndet Publik 8, në gjashtë degët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike 7,5 si dhe në profilet Higjenist dentar dhe Teknikë dentare mjafton mesatarja 7.

Tags: kriterekuotaUniversiteti i Mjekësisëvit akademik

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon
Aktualitet

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim
Aktualitet

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Next Post
Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i shumëkërkuar

Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i shumëkërkuar

Vdekjeprurëse! Mos u zhysni menjëherë pas ngrënies, zbuloni sa kohë duhet të prisni

Vdekjeprurëse! Mos u zhysni menjëherë pas ngrënies, zbuloni sa kohë duhet të prisni

Fugoni del nga rruga, humb jetën pasagjerja

Fugoni del nga rruga, humb jetën pasagjerja







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë
Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

by mirseda
22:30 | 27/10/2025
0

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të...

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com