Kronikë

Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i shumëkërkuar

               Publikuar në : 10:41 - 14/07/19 user tir

Ditën e sotme specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë një 41-vjeçar, i cili nëntë vite më parë u dënua në mungesë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT