Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në vend

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Shpërndarja është si më poshtë: 12 në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 në Pukë dhe Kurbin dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 1,722 raste me koronavirus, 608 prej të cilave janë ende aktive.

Deklarata e plotë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja, një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon: Maskat një domosdoshmëri për t’u mbajtur në ambiente të mbyllura

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077. Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608

Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 272
Shkodër 97
Krujë 78
Durrës 36
Vlorë 35
Kamëz 30
Lushnje 13
Pukë 13
Elbasan 8
Korçë 7
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Kurbin 2
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

 

Tags: koronavirusMinistria e Shendetesiseraste

TË LIDHURA

Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur
Kosovo

Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

14:54 | 04/12/2025
113 vjet Forcat e Armatosura, Rama: Gëzuar Shqipëri
Politikë

“Një mik më shkroi se ishte e tepërt që…”, Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

14:50 | 04/12/2025
Gazment Bardhi, pati një përplasje me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.
Politikë

Gazment Bardhi, pati një përplasje me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

14:27 | 04/12/2025
Next Post
Bilanci/ Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në vend

Ndërron jetë një tjetër pacient tek spitali Infektiv, viktima e 38-të nga koronavirusi

Kush janë 5 emrat e radhës në “shënjestrën” e OFL-së

Kush janë 5 emrat e radhës në “shënjestrën” e OFL-së

Dialogu me Serbinë/ Hoti: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh

Dialogu me Serbinë/ Hoti: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

15:17 | 27/11/2025




TË FUNDIT

SHUHET KITARISTI LEGJENDAR/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, Steve Cropper
Bota

SHUHET KITARISTI LEGJENDAR/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, Steve Cropper

by mirseda
14:59 | 04/12/2025
0

Legjenda e kitarës Steve Cropper është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar i...

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

14:57 | 04/12/2025
Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur

14:54 | 04/12/2025
113 vjet Forcat e Armatosura, Rama: Gëzuar Shqipëri

“Një mik më shkroi se ishte e tepërt që…”, Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

14:50 | 04/12/2025
Gazment Bardhi, pati një përplasje me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Gazment Bardhi, pati një përplasje me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

14:27 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com