Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ulen kreditë me probleme, vitin e kaluar u shlyen 140 milionë euro

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ulen kreditë me probleme, vitin e kaluar u shlyen 140 milionë euro

Close up a man working about financial with calculator at his office to calculate expenses, Accountigng concept

Raporti i fundit i stabilitetit financiar, nga Banka e Shqipërisë, konfirmoi përmirësimet e ndjeshme të bëra nga sistemi bankar në uljen e kredive me probleme. Si raport ndaj totalit, ky tregues ka rënë tashmë në kufijtë e 11%, niveli më i ulët në pothuajse një dekadë.

Por, përmirësimet gjatë vitit të kaluar janë të dukshme edhe duke e analizuar portofolin me probleme në vlerë absolute. Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2018, kredia me probleme ra me gati 17% në nivelin 64 miliardë lekë. Edhe më e rëndësishme është se tashmë kontributin kryesor në uljen e kredive me probleme po e japin shlyerjet e tyre. Banka qendrore vë në dukje se vlerat e arkëtimeve të kredive me probleme paraqiten në nivele të mira, duke evidentuar përpjekjet e bankave dhe duke forcuar qëndrueshmërinë e prirjes rënëse të këtij treguesi.

Vitin e kaluar u shlyen 17.6 miliardë lekë, ose rreth 140 milionë euro kredi në vonesë. Mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normat më të ulëta të interesit kanë ndikuar në përmirësimin e aftësisë paguese të huamarrësve.

Kjo shifër, megjithatë, përfshin pjesërisht edhe disa shitje nga portofoli i bankave, të bëra në fund të vitit. Ndërkohë, fshirjet e kredive të humbura nga bilancet tashmë kanë rënë dhe po japin një kontribut më modest. Për vitin e kaluar, ato kishin vlerën e 4.5 miliardë lekëve. Që prej fillimit të vitit 2015, vlerësohet se bankat kanë larguar nga bilancet e tyre gati 55.5 miliardë lekë kredi të humbura.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë nënvizon se edhe mbulimi me kolateral i kredive problematike mbetet në nivele të larta, çka e zbut rrezikun për bankat.

M egjithë përmirësimin, në raport Banka e Shqipërisë thekson se është e nevojshme që bankat të ruajnë ritmet e uljes së kredive me probleme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ato banka për të cilat niveli i kredive me probleme është mbi mesataren e sektorit. /SCAN

Tags: bankakredishtepi

TË LIDHURA

Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Aktualitet

Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

10:04 | 25/11/2025
Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali
Aktualitet

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

09:25 | 25/11/2025
Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata
Aktualitet

Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

09:08 | 25/11/2025
Next Post
Administrata 5 ditë pushim/ Fuga: Zgjohuni o barkderra

Administrata 5 ditë pushim/ Fuga: Zgjohuni o barkderra

Teatri Kombëtar pa emër/ Pesha: Siç hoqën gërmat, do i vënë edhe zjarrin

Teatri Kombëtar pa emër/ Pesha: Siç hoqën gërmat, do i vënë edhe zjarrin

Spanja shkon në zgjedhje shumë e përҫarë

Spanja shkon në zgjedhje shumë e përҫarë







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Aktualitet

Asim Vokshi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

by mirseda
10:04 | 25/11/2025
0

Asim Vokshi është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai u betua sot, 25 nëntor, para...

Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh

Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh

09:40 | 25/11/2025
Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

09:25 | 25/11/2025
Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

09:08 | 25/11/2025
Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

09:05 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com