Një ujk është filmuar mëngjesin e sotëm në fshatin Buzez në Komunën e Dragashit. Ai është filmuar në krah të rrugës që lidh fshatin Buzez me fshatin Bresanë.
Rruga e vetme e fshatit frekuentohet shumë edhe nga nxënësit e shkollës fillore “28 Nëntori”, duke përhapur panik tek prindërit dhe kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar dhe autoritetet.
Të shumta janë rastet në Kosovë, kur kafshët e egra zbresin në fshatra në kohën e dimrit, megjithëse nuk ka pasur raste të raportuara për sulme nga kafshë të egra. Video e mëposhtme është realizuar nga banorët.