Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Udhëtimet e Metës nga SHBA në Egjipt u kushtuan shqiptarëve 530 mln lekë, ja sa shpenzuan pushtetarët e tjerë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Video/ Me veshje sportive dhe duke bërë shqiponjën me duar, ja nga përshëndet Meta

Benefitet që u ofron ligji duket se shfrytëzohen mjaft mirë nga pushtetarët shqiptarë. Në jo pak raste gazeta ka treguar mbi përfitimet e jashtëzakonshme të deputetëve, të cilët përveç pagave të larta, marrin miliona lekë në vit për dieta, karburant dhe rimbursime karburanti. Por sigurisht që të privilegjuar nuk janë vetëm deputetët, pasi dhe drejtuesit e institucioneve të tjera kanë benefite, duke filluar që nga ministrat e deri te presidenti, rektorë, dekanë e personalitete të ndryshme.

Gazeta po jep sot disa të dhëna mbi shpenzimet që janë bërë 4 vitet e fundit, pra 2014-2019 për udhëtime jashtë vendit. Në media ditët e fundit po akuzohet ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se ka shpenzuar 700 euro për një natë në hotel. Një shifër jashtëzakonisht e lartë. Por “Open Data Albania”, në databazën e saj ka një panoramë shumë të detajuar të shpenzimeve që kanë bërë gjithë institucionet për bileta e qëndrime në hotele. Aty jepen të dhënat mbi disbursimet që ka bërë Dega e Thesarit për secilin institucion. Sipas të dhënave, në plot 4 vitet e fundit, për udhëtime jashtë vendit janë shpenzuar 30 miliardë lekë të vjetër. Më saktë, në total janë realizuar 13,818 transaksione, që do të thotë se kaq është dhe numri i udhëtimeve dhe rimbursimeve që kanë kryer personalitetet shqiptare me një vlerë fikse prej 2,996,851,163 lekësh të rinj. Pra janë shpenzuar 7.5 miliardë lekë në vit vetëm për bileta avioni, dieta dhe hotele e restorante.

Të dhënat konkrete

Nga një vështrim i të gjitha transaksioneve të thesarit, në krye të listës qëndron Ministria e Jashtme. Sigurisht që shpenzimet e saj janë të justifikuara, pasi misioni i saj është pikërisht që të ketë kontakte me sa më shume shtete. Gazeta ka bërë një verifikim dhe sa i takon udhëtimeve të presidentit Ilir Meta dhe zyrtarëve të Presidencës, apo dhe të kryeministrit Rama dhe aparatit të Kryeministrisë. Të gjithë e mbajmë mend sesi gjatë 2018 dhe 3-4 muajt e parë të këtij viti, presidenti Ilir Meta nuk ndodhej në vend. Momentalisht ai ka filluar të udhëtojë nëpër malet shqiptare, por disa muaj më parë udhëtoi në dhjetra shtete të botës, madje, nga SHBA, deri në Egjipt e Azerbajxhan. Sipas të dhënave të “Open Data”, që kur Meta ka marrë detyrën, pra në vjeshtën e 2017 e deri më sot, janë shpenzuar nga Presidenca për udhëtime jashtë vendit 53,573,787 lekë të rinj, ose rreth 540 milionë lekë të vjetër. Bëhet fjalë për 77 transaksione udhëtimi në vende të ndryshme të botës. Por numri më i lartë është për vitin 2018 dhe 2019. Në 2018 janë realizuar 44 transaksione thesari për bileta e likuidime kartash VISA, me vlerë totale 33,025,507 lekë. Ndërsa gjatë vitit aktual kemi 24 transaksione thesari, me vlerë 17,657,934 lekë . Nëse shohim të dhënat e qeverisë, rezulton se për vitin 2019 janë kryer 15 transaksione me vlerë 11,282,896 lekë. Ndërsa për vitin 2018 janë kryer 33 transaksione thesari me vlerë 28,100,650 lekë. Pra duket qartë se Presidenca ja kalon dhe qeverisë në këtë aspekt. Pra duket qartë se udhëtimet e pushtetarëve jashtë vendit nuk bëhen nga xhepat e tyre, por janë taksat e qytetarëve që i mbulojnë. Janë shpenzuar në 4 vite plot 30 miliardë lekë./Gazeta SOT

 

Tags: Metapushtetaretudhëtimet

TË LIDHURA

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

22:56 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
Politikë

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Next Post
“Kam punuar me skelat, por edhe kamerier”, Olsi Bylyku rrëfen jetën para se të bëhej i famshëm

"Kam punuar me skelat, por edhe kamerier", Olsi Bylyku rrëfen jetën para se të bëhej i famshëm

Shpërthimi i karburantit/ 7 të plagosur, mes tyre dy vajza të mitura

Shpërthimi i karburantit/ 7 të plagosur, mes tyre dy vajza të mitura

E pushuan nga puna pas intervistës në Top Channel, Alesia Bami hap dyqan dhe restorant luksoz (foto)

E pushuan nga puna pas intervistës në Top Channel, Alesia Bami hap dyqan dhe restorant luksoz (foto)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

by mirseda
22:56 | 27/08/2025
0

Detaje dhe përshkrime të frikshme – Si e regjistron Departamenti i Drejtësisë vrasjen brutale minutë pas minute...

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

22:47 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

22:21 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com