U zhduk për rreth një muaj, Kim Jong-un shfaqet sërish në publik (Fotot)

Para disa ditësh “Daily NK”, një azhornues i zhvillimeve më të fundit në Korenë e Veriut, që operon nga Koreja e Jugut, raportoi se Kim Jong-un i është nënshtruar një operacioni kardiovaskular më datën 12 Prill të këtij viti.

Nga ana tjetër, një zyrtar amerikan deklaroi se po punohet intensivisht për të zbardhur aludimin se “lideri i Koresë së Veriut ndodhet me një këmbë në varr, pas operacionit të zhvilluar”.

Lideri i Koresë së Veriut me “një këmbë në varr”? Si qëndron e vërteta

Prej rreth një muaji, Jong-un thuajse u zhduk, ndërsa nisi të vihej në diskutim gjerësisht ekzistenca e tij.

Mirëpo në të vërtetë ai është shëndoshë e mirë!

Këtë e dëshmuan disa foto të publikuara së fundmi, ku lideri verikorean shfaqet duke prerë shiritin e hapjes së një fabrike të riciklimit të mbetjeve.

Sipas KCNA, njerëzit në fabrikë shpërthyen në brohoritje kur u shfaq Kim Jong-un.