Një oficer grek ka gjetur të varur në një pemë trupin e një 26-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur prej javësh.
Sipas mediave të shtetit fqinj, oficeri i policisë kishte dalë për gjueti në zonën Kalamoti të Chios, kur ka gjetur të ndjerin të varur në një pemë afër varrezave. Ai ka njoftuar menjëherë kolegët e tij, ndërsa raportohet se trupi i viktimës ishte në gjendje të avancuar dekompozimi.
26-vjeçari shqiptar u shpall i humbur në korrik të këtij viti, teksa ishin familjarët ata të cilët raportuan humbjen e tij. Pranë kufomës është gjetur edhe një celular i cili do të ndihmojë në hetimin e çështjes.