Banesa e familjes Josifi në Kombinat ku u vetëflijuan Anisa Josifi 30-vjeçe dhe Zhaneta Josifi 56-vjeçe, mësohet se ka dalë në shitje.
E ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi 34-vjeçe, pas mjekimit të marrë është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka vendosur të largohet nga Tirana, dhe të nisë një jetë të re në Skrapar. Mësohet se Blerta do të jetojë në banesën e xhaxhait të saj.
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, dhe tronditi opinionin publik. Dy trupat pa jetë të nënë e bijë “bashkëjetuan” për disa kohë me banorët e lagjes. Blerta Josifi bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë. Më pas ndërroi jetë edhe 56-vjeçarja. Në banesën e tyre policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.