Kryeministri portugez, António Costa është izoluar pasi ka pasur kontakt me presidentin francez, Emmanuel Macron përpara se ai të rezultonte pozitiv me Covid-19.
Kreu i qeverisë portugeze po pret rezultatet e testit për të vërtetuar nëse është pozitiv me Covdi-19.
Zyra e tij njoftoi se kryeministri nuk ka simptoma të koronavirusit, por do të izolohet deri në përgjigjen e testit, ku punën do ta vazhdojë nga shtëpia.
“Kryeministri vendosi të anulojë udhëtimin, si dhe çdo agjendë publike që nënkupton praninë e tij fizike. Të gjitha aktivitetet ekzekutive dhe orarin e punës do të kryhen në distancë,“-thuhet në njoftimin e qeverisë.
Costa u takua me presidentin Macron në Pallatin Élysée më pak se 24 orë më parë. Ata patën edhe një drekë pune për të diskutuar përparësitë e presidencës së ardhshme të Këshillit Evropian të Portugalisë, e cila do të fillojë muajin tjetër