Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

U shkarkua pas denoncimit/ Braho: Bashkinë e Durrësit e drejton ‘xhuxhi’ i 339

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U shkarkua pas denoncimit/ Braho: Bashkinë e Durrësit e drejton ‘xhuxhi’ i 339

Abër Braho u largua dje nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit. Sipas tij, ky shkarkim ka ardhur pasi ka kritikuar në rrjetet sociale kryetaren në detyrë të Bashkisë, Emiriana Sako. Arbër Braho i mëshon fort faktit se Vangjush Dako vazhdon të komandojë ende këtë Bashki.

Në një intervistë për “News24”, ai thotë se Dako takon çdo dy ditë kryetaren aktuale të Bashkisë dhe i jep direktiva. Kujtojmë këtu se Braho, në statusin e tij në rrjetet sociale e etiketonte Sakon si “vegël” të ish-kryetarit Vangjush Dako, duke aluduar se merrte direktiva prej tij. Braho i qëndron pretendimeve të tij dhe thotë se Sako dhe Dako, takohen në një lokal të Durrësit, ku merren indikacionet se si do të veprohet më tej.

PJESE NGA INTERVISTA

Ju mendoni se Bashkinë e Durrësit e komandon Dako?

Për fat te keq po. Unë banoj në të njëjtin pallat me prindërit e mi, dhe rastis që i takoj dy herë në javë. Zonja Sako takohet me Dakon çdo dy ditë për të marrë direktivat.

Me Ramën keni komunikuar?

Jo, dhe gjatë këtyre ditëve që ka ndodhur kjo, nuk kam komunikuar as me deputetët e Durrësit.

Ju thatë se keni firmosur shkresën e shkarkimit, pranoni kështu vendimin për shkarkim?

Unë bëj pjesë tek njerëzit e qytetëruar. Unë nuk mund të bëj rezistencë kot. Mundohem të respektoj ligjin. Do shkoj në padi në një gjykatë, por nuk kam pse të mos i bindem legjislacionit.

Pra do të ndërmerrni hapa ligjërisht?

Patjetër.

I qëndroni akuzave që keni bërë?

24 orë në ditë.

Si drejtohet Bashkia e Durrësit?

Dje kanë hedhur në statusin e Bashkisë Durrës, të armatosur me eskavator dhe me njerëz duke kryer një pastrim në Gjirin e Lalzit dhe në Katund të Ri. Në një moment, Sako thotë që po bëj një pastrim që është bërë nga vitet e mëparshme. Si nga vitet e mëparshme, kur kemi qenë ne në pushtet, kur them ne, e kam fjalën për ne socialistët. Unë nga dje jam person i lirë dhe do ia nxi jetën këtyre në rrjetet sociale.

Pse nuk ndiqni rrugë zyrtare për ti denoncuar?

Unë kam qenë funksionar në atë Bashki, dhe jam munduar të jap kontributin tim. Qytetarët durrsakë më kanë parë që kam qenë në krye të detyrës.

Për denoncimet dhe për menaxhim të qytetit ka organe, nuk më takon mua. Denoncimet le ti bëjnë qytetarët. Unë jam munduar të bëj më të mirën që ti të bëj.

Cili do të jetë denoncimi i radhës, a është Dako?

Dako do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për aq kohë se nuk heq dorë nga Bashkia Durrës. Kam edhe një kërkesë për zotin Dako: I lutem që të paktën mos të më heqë bashkëshorten nga puna, sepse edhe në luftë nuk i marrin dy vëllezër nga një shtëpi.

Ka patur kërcënime?

Të ishim pa punë me 4 fëmijë, nuk do ishte e drejtë. Kaq kam për zotin Dako. Këto janë format e presionit.

E mendonit se mund të shkarkoheshit nga një status?

Jo. Unë ia kisha drejtuar një xhuxhi që ishte tek 339. Pse u zgjuan këta, unë nuk e kuptova?!

Kam një kërkesë për kryetaren në detyrë. Rruga e shtëpisë së oficerëve, ka 5 vjet pa drita. Të lajmërojë Policinë Bashkiake, të bëjë rrethimin e bankës, sepse ka filluar të çedoje suvaja dhe rrezikohet jeta e qytetarëve.

Tags: Arbër BrahoBashkia Durrësdenoncimemiriana sako

TË LIDHURA

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet
Aktualitet

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

15:17 | 06/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!

15:14 | 06/03/2026
Dosja “Partizani”/ Sot seanca e radhës në GJKKO, të pandehurit mbërrijnë në gjykatë
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Sot seanca e radhës në GJKKO, të pandehurit mbërrijnë në gjykatë

14:53 | 06/03/2026
Next Post
Berisha çoi firmat, Basha: U tall me demokratët, e gjitha është blof

Berisha çoi firmat, Basha: U tall me demokratët, e gjitha është blof

FOTO/Basha braktis Berishën, ja ku u ul ish-kryeministri në Kuvend

Kush e ringjalli berishizmin?

I zunë pritë sapo doli nga banesa, 40-vjeçari plagoset me dy plumba në bark

Sherr me thika mes nxënësve, 17-vjeçari plagos shokun e klasës







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami
Showbizz

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

by mirseda
15:24 | 06/03/2026
0

Ina Aderi, ish banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, ishte ftuar në “Shqipëria Live”...

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

15:20 | 06/03/2026
Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

15:17 | 06/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!

15:14 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com