E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Berisha çoi firmat, Basha: U tall me demokratët, e gjitha është blof

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas dorëzimit të firmave të delegatëve nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai ka shprehur zhgënjimin ndaj ish-kryeministrit, duke thënë se është tallur me demokratët dhe fshehur blofin për mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit. Basha është i mendimit se nëse Berisha do ti kishte mbledhur firmat, do ti kishte dorëzuar sipas statutit.

“I zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje, duke fshehur blofin e tij dhe mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit, që do vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit.

Nëse do ti kishte mbledhur, do t’i kishte dorëzuar sipas statutit. Në mënyrë që të nisnim procedurën statutore që e njeh shumë mirë dhe fakti që nuk e ka bërë, çdo demokrat e kupton pse nuk e ka bërë. E gjitha ka qenë një blof, e gjithë që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal”, tha Basha.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar është vendosur të mbahet më 11 dhjetor, sikurse ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltoreve” të tij. Basha nuk e ka pranuar, dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend që shqyrton vendimet amerikane, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës “non grata”.

Lexo edhe :   Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...