Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

U propozua për President, Rexhep Uka e refuzon: Nuk bëhem më si “kau balash”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U propozua për President, Rexhep Uka e refuzon: Nuk bëhem më si “kau balash”

Dje grupi parlamentar i PD-së publikoi për herë të parë kandidatët e përzgjedhur për postin e Presidentit të Republikës. Në mbledhjen e djeshme u propozuan 10 emra, ku spikati edhe emri i Rexhep Ukës. Kandidatët e PD-së zyrtare, për drejtuesin e ri të shtetit shqiptar u përmendën nga 9 deputetë. Propozimet e tyre ishin: Ferdinand Xhaferri sugjeroi Leonard Demin; Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika mbështetën kandidaturën e Arben Çejkut, Bledjon Nallbati u shpreh pro kandidaturës së Dritan Demirajt; Kreshnik Çollaku propozoi 3 emra: Dashamir Shehin, Lajla Përnaskën dhe Jorida Tabakun; Xhelal Mziu sugjeroi emrat e Dashamir Shehit, Rexhep Ukës dhe Halim Kosovës. Propozimi i Princit Leka Zogu II u dha nga Dhurata Çupi. Por lidhur me këto kandidatura, ka edhe kundërshtime. Ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka, ka refuzuar që të bëhet pjesë e garës për President të Shqipërisë, që do të zëvendësojë Ilir Metën.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, pasi u propozua si një nga kandidaturat e PD-së për kryetar shteti, Uka tha se nuk ishte pyetur më parë nga deputeti Mziu. Ish-deputeti i PD-së la të kuptohej se është i zhgënjyer nga politika, dhe nuk mbështet formulën aktuale të zgjedhjes së Presidentit.

Z. Uka, deputeti Xhelal Mziu ju ka propozuar sot në mbledhjen e Grupit të PD-së si kandidat për President të Shqipërisë. Jeni njohur me këtë propozim, si e pritët?

Unë e telefonova dhe e falenderova për vlerësimin. Është mendimi i tij, por propozimi s’ka lidhje me mua. Nuk kam pasur asnjë njoftim, asgjë dhe as nuk jam pyetur.

Nëse propozimi do të formalizohet, do të shkojë në Parlament. Do të ishit i gatshëm ta pranonit?

Jo, jo, jo. E shikoj një përgjegjësi shumë të madhe. Për këtë çështje kam një pikëpamje dhe bëj analiza shumë të thella për gjëra të tilla. Tashti nuk jam më i ri. E njoh mirë situatën. E bluaj, njoh edhe politikën. Ky është fakti që më frenon. Nuk bëhem më si “kau balash”. Jam në fazën kur opinioni publik, njerëzit që më kanë mbështetur, njerëzit që më njohin, atë punë e kam provuar. Kam tentuar dhe i kam thënë të gjitha mendimet e mia në të gjitha epokat. Në një farë mënyre, kam shprehur atë që ndiej, por edhe kam kuptuar se ku gjendem. Dhe hiç nuk ka lidhje me mua kjo. Por gjithsesi e vlerësoj shumë faktin që deputeti më propozoi.

Ju e keni një identikit se si duhet të jetë Presidenti shqiptar?

Pakënaqësitë e mia gjithmonë do nxjerrin një President nga sirtarët. E kemi parë se si shkon kjo punë. Unë e kam deklaruar, kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. E kam thënë që në këtë katrahurë, populli le ta ketë një përfaqësues të vetin. Presidentët, kandidatët dalin, kemi modele në botë, përplasen me njëri-tjetrin, marrin notat e vërteta. Por jo duke bërë vizatime nëpër sirtarë e nëpër kështu gjëra. Nuk është ky Presidenti që i duhet Shqipërisë.

Ju thoni që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli?

Unë kam qenë partizan i kahershëm për këtë punë. Të dalin atje në shesh. Vetëm përpara popullit merret vesh nëse është kallaj apo është bakër, apo çfarë është.

Tags: presidentrexhep uka

TË LIDHURA

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Next Post
Dritan Demiraj propozohet si kandidat për President, ja çfarë vendimi ka marrë

Dritan Demiraj propozohet si kandidat për President, ja çfarë vendimi ka marrë

Ngazëllimi për “tre kryeministrat” si foklorizëm i shekullit të ri

Të vërtetat e hidhura shqiptare sot në Parlamentin Europian

Megaoperacioni i SPAK dhe policisë/ Kraja: Kemi ngritur dhomë përgjimi

Megaoperacioni i SPAK dhe policisë/ Kraja: Kemi ngritur dhomë përgjimi







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!
Bota

I rrethuar nga “Delta Force”, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Maduros!

by mirseda
13:48 | 03/01/2026
0

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Ai u kap nga...

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com