Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK dhe policisë/ Kraja: Kemi ngritur dhomë përgjimi

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve, një ditë pas finalizimit të aksionit të koduar “Plumbi i Artë”. Gjatë fjalës së tij në Kryesinë e Kuvendit, Kraja tha se me paratë e konfiskuar nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë. “Plumbi i Artë” është titulluar megaoperacioni më i fundit i SPAK, që ka goditur 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend, e është bërë eficient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.

Ai tha më tej se si është vijuar me emërimet në strukturat e SPAK-ut dhe BKH, dhe të gjithë koordinimet e kryera me institucionet e tjera. “Kemi ushtruar funksionin me një staf prej 13 prokurorësh nga 20 e miratuar nga Kuvendi. Në korrik kemi emëruar 2 prokurorë duke u bërë 15 dhe në dhjetor 2 të tjetër duke shtuar 17. Nga shtatori 2021 kanë filluar detyrën oficerët e BKH. Është bërë vlerësimi i punës për të gjithë stafin. Janë parashikuar mbi 340 mln për efekt personeli. Në strukturë janë miratuar 164 punonjës. Prokurorë nga 20 kanë qenë 15. Hetues në BKH kanë qenë 29. Gjatë vitit të kaluar kemi vënë në evidencë zyrën e përgjimeve, e atashuar pranë Prokurorisë së Posaçme. Për periudhën e fundit kemi marrë akte ekspertimi. Sigurimi i bazës së të dhënave, bazuar në ligjin për SPAK-un kemi të drejt të marrim akses.

Duhet të kemi infrastrukturë të ngritur e më pas të marrësh sisteme. Kemi ngritur infrastrukturë moderne. Rrjetet tona janë certifikuar. Kemi siguruar lidhje me fibër optike. Ka filluar marrja e aksesit, që ne i shfrytëzojmë për efikasitetin e hetimit. Të punosh nga sistemi me letër e të kthehesh në sistem elektronik ka vështirësi. Aktualisht jemi në proces të blerjes së pajisjeve. Kemi pasur informacione me një sërë institucionesh. Kemi vlerësuar bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar. Kemi pasur rritje për ndihmë juridike. 50% i është kthyer përgjigje”, u shpreh Kraja.

Dumani thuhet se është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë. Dyshohet se Dumani kontaktohej nga grupe kriminale, dhe kundrejt shumave të mëdha kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve.

Nga 32 urdhër-arreste të lëshuara, janë ekzekutuar 18, ndërsa 9 prej tyre ishin në qeli. 14 emra të rrezikshëm të botës së krimit, janë ende në kërkim. Mes të arrestuarve, është edhe Nuredin Dumani, i cili është bërë i penduari i drejtësisë, i arrestuar pak javë më parë në Fier, pas atentatit të dështuar ndaj tij. Në pranga ka rënë miku i tij Henrik Hoxha. Lista, përbëhet nga të “fortë” të tjerë në Elbasan, Laç e Tiranë.

Tags: Arben KrajaKreu i SPAKSPAK

TË LIDHURA

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

10:54 | 05/06/2026
Aktualitet

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026
Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026
Next Post

Luana Vjollca rrëfen të pathënat: Kam kaluar trauma, më kanë përndjekur

Ambiciet e mëdha energjitike të Shqipërisë

“Ka rrjedhje të sekretit hetimor?" Kreu i SPAK jep mesazhin e prerë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

by mirseda
10:54 | 05/06/2026
0

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues...

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com