Aleksandër Peçi është komandoja i Forcave të Armatosura shqiptare që mbeti i plagosur rëndë në Afganistan 7 vite me parë, mision në të cilin mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli.
Ngjarja ndodhi më 20 shkurt të vitit 2012, ku Peçi qëndroi për disa ditë në gjendje kome. Ndërkohë, në vitin 2016 nëntetari u largua nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë dhe më pas nga Shqipëria.
Së fundmi, Peçi është takuar me ish-eprorin e tij, kolonelin Dritan Demirajn. Ka qenë ky i fundit që ka ndarë me ndjekësit këtë takim, duke publikuar edhe një foto.
“Sonte pata kënaqësinë të kisha për darkë në shtëpi në Michigan ish kolegun tim të nderuar Alksandër Pecin.
Sandri në datën 20 shkurt 2012 gjatë kryerjes së detyrës me misionin “Eagle-4” në Daman, Kandahar, Afganistan u plagos rëndë në krye të detyrës nga një sulm i pabesë i terroristëve Afganë, ku fatkeqësisht humbi jetën kolegu jonë i nderuar Kapiten Feti Vogli.
Ndjehem pafundësisht i nderuar që pata privilegjin dhe përgjegjësinë të punoj, komandoj dhe luftoj me këta njerëz të nderuar, trima dhe patriotë, të cilët vetëm i kanë dhënë Kombit Shqiptar dhe nuk i kanë marrë asgjë dhe që luftuam në frontin më të vështirë të luftës krah për krah me ushtrinë amerikane.
God bless you all guys. D.D. USA”, shkruan Demiraj në llogarinë e tij në “Facebook”.