Raportohet se 46-vjeçari, Përparim Sehati, që u plagos me thikë në Fier ka ndërruar jetë në spital.
Alionid Sali dhe Përparim Sehati që u përfshinë në sherr ishin fqinj, por familjet e tyre nuk flisnin dhe ishin në sherr.
Mësohet se sherri ka nisur kur njëri prej tyre i është drejtuar tjetrit “pse më sheh ashtu?”. Konkretisht ka qenë 31-vjeçari Sali që ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur Sehatin.
Ky i fundit u dërgua menjëherë në sallën e operacionit, ku raportohet të ketë humbur jetën.
Alionid Sali u arrestua 6 orë më vonë në një fshat të Mallakastrës, pasi ishte larguar nga vendngjarja.