Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Aleksandër Gjoka, është vënë në pranga. Gjoka është përfshirë në një aksident në Farkë, ku ka rezultuar i dehur në timon.
Këngëtari i njohur ndodhet i shtruar te spitali i Traumës, për shkak të lëndimeve të marra në aksident. Burimet njoftojnë se ai po ruhet me punonjës policie.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.