E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Thellohet skandali/ Ekzekutimi në Elbasan, patrulla nuk shkoi në vendngjarje

Ekzekutimi i Everest Çakës është rikthyer sërish në fokus, pasi SHÇBA ka nisur hetimin për policinë e Elbasanit. Policia e Shtetit është përfshirë në një skandal të brendshëm, pas vrasjes së Everest Çakës.

Ka dyshime të forta se natën që ndodhi ngjarja e rëndë, patrulla e policisë ka vonuar për të shkuar në vendngjarje. I njëjti hezitim është verifikuar se ka ndodhur edhe me ngritjen e pikave të kontrollit pas vrasjes, për tu bërë e mundur kapja e autorëve.

Atentat mafioz në Elbasan

41-vjeçari Everest Çaka u ekzekutua në një atentat mafioz në Elbasan, në sy të bashkëshortes së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10 minuta në lagjen “Skënderbe”, teksa 41-vjeçari i cili njihej edhe me emrin Ibrahim Çaka, ishte duke udhëtuar me automjetin tip ‘Opel’ së bashku me bashkëshorten e tij Silvana Çaka. Autorët i kanë prerë rrugën, dhe e kanë qëlluar Çakën brenda në makinë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Viktima, me precedentë penalë

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve, pasi viktima ishte një person me precedentë penalë si dhe kishte lidhje të afërta me persona të njohur të botës së krimit në Elbasan.

Ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e shoferit Gëzim Alikaj, ngjarje e ndodhur rreth 11 vite më parë tek zona e Doganës në Elbasan. Everest Çaka, është dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë, e ndodhur në mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, u qëlluan me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti.

Viktimës i kanë vrarë vite më parë vëllain në Barcelonë, ndërsa ai është djali i tezes së Arjan Spahiut i ekzekutuar në nëntorin e vitit të kaluar në Belgjikë. Ky i fundit gjithashtu ishte kunati i Erion Alibejn, i cili ndodhet pas hekurave për organizimin e disa vrasjeve. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...