E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

“Me shokun tim”, Aleksandër Gjoka pozonte me Vangjush Dakon para aksidentit

Pak para se të përfshihej në një aksident, Gjoka duket se ka kthyer disa gota. Përpos faktit që ai ishte në gjendje të dehur në timon, një foto e shpërndarë në Facebook-un e tij demonstron këtë fakt.

Këngëtari Aleksandër Gjoka ka qenë në një tavolinë me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, përpara arrestimit. Pak para se të ndodhte aksidenti, Gjoka ka postuar foto nga takimi me Dakon, të cilit i drejtohet miqësisht “Gjushi”.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako (Gjushi)”, shkruan Aleksandër Gjoka bashkëngjitur fotos në fjalë.

Gjoka është vënë në pranga, pasi është përfshirë në një aksident në zonën e Farkës. Pas aksidentit, policia i ka bërë artistit testin e alkoolit, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur. Këngëtari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën mjekësore, sepse ka pësuar disa dëmtime të lehta nga përplasja e makinës. Në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...