Ramush Haradinaj pasi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës është nisur ditën e djeshme drejt Hagës për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale.
Ish-kryeministri do të gjykohet për krime lufte si udhëheqës i UÇK-së, ndaj ka preferuar që të jetë një qytetar i thjeshtë para ligjit, dhe jo si kryeministër. Ai kishte vendosur që të udhëtonte me kompaninë “Austrian Airlines”, mirëpo fluturimi është shtyrë për disa orë.
Për këtë arsye, Haradinaj është detyruar të udhëtojë me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për të mbërritur në Hagë.