Çiljeta ka deklaruar se për muajin e shenjtë të Ramazanit ka vendosur të mbulohet. Një video që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ka ngjallur shumë debat. Ajo ka postuar një video ku shfaqet e mbuluar. Ka patur mbështetës pafund, sikundër nuk kanë munguar edhe ofezat.
Disa prej fansave i janë kthyer Çiljetës me komente, duke e kritikuar për veshjen.
“Ik në Turqi, se në Shqipëri s’ka vend kjo veshje”, i shkruan një ndjekës.
“Nuk është për ty ajo veshje. Zoti të ndihmoftë, por në stil shqiptar, jo pakistanez”.
“Me gjithë respektin që kam, po me të vërtet pa lidhje është kjo veshje, s’të kemi parë ndonjëherë të vishesh me rroba popullore tradicionale ose veshje dibrane meqënëse je nga Dibra, por je veshur si arabe”, janë disa nga komentet të cilat kanë vërshuar në profilin e saj.