U infektua me Covid në festën e shfrenuar, gjobë e majme për lojtarin e Napolit

Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimene, është duke kaluar një situatë tepër të vështirë, teksa u kthye në Napoli dhe doli pozitiv në Covid-19 pasi festoi ditëlindjen në Nigeri me një party pa maska dhe distancim.

Klubi synon të sanksionojë lojtarin me një gjobë shumë të rëndë prej rreth 200,000 €.

Osimene ishte i demtuar që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të një problem në shpatull, teksa së fundmi mori pjesë në një festën në Nigeri të organizuar nga të afërmit e tij si një surprise me rastin e ditëlindjes.

Mungesa e maskave, vallëzimet e shfrenuara dhe kartëmonedha të shumta hidhen në një dhomë të mbushur me njerëz, pa distancim social dhe me rreziqe të mëdha.