Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

U hodh nga spitali/E bija: Babai kishte vdekur, më thanë po bëjmë të pamundurën

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U hodh nga spitali/E bija: Babai kishte vdekur, më thanë po bëjmë të pamundurën

69-vjeçari Reshat Grembi nga qyteti i Fierit, i cili qëndronte i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivit në Tiranë ka humbur jetën, ai ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të datës 11, pasi u vetëhodh nga kati i dytë i spitalit.

Nga plagët e marra në trup Reshat Grembi nuk mundi të mbijetonte, sipas mjekëve ata bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë, por nuk ja dolën. Stafi mjekësor pohon se ai ishte i infektuar me Covid 19. Gjendja e tij e rënduar dhe pakujdesia e përkujdesjes mjeksore e çuan atë në aktin e vetëflijimit, pohojnë familjarët.
Vajza e tij në një bisedë të ngushtë me stafin e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 pohoi se babai i saj ishte i sëmurë me temperaturë të lartë prej disa ditësh, familja e shoqëroi atë në spitalin e Fierit aty ku ndodhet dhe mjeku i familjes.

Pas konsultës me mjekun e familjes ju dha mjekim me antibiotik dhe ju bë injeksion për uljen e temperaturës, por spitali i Fierit i rekomandoi të rikthehej në banesë dhe të merrte mjekimin që i nevojitej.

Gjendja e tij u përkeqësua përsëri, ai vazhdoi me temperaturë të lartë dhe u çua përsëri në spitalin e Fierit, nga ku aty ju bë një skaner dhe mjekët e nisin për në spitalin e Tiranës pasi kishte dalë me ngarkesë në mushkri, por që kurrë nuk na u konfirmua zyrtarisht nëpërmjet bërjes së tamponit se ishte i infektuar me Covid 19, siç shprehet vajza e të ndjerit.

Vajza pohon se i ati ishte mbajtur nëpër koridore të infektivit me orë të tëra dhe pa asnjë shërbim mjeksor. Por një akuzë tjetër e rëndë e familjarve është se ata pohojnë që spitali fshehu faktin që babai i tyre ndërroi jetë në vend pasi u hodh nga kati i dytë i spitalit, por u shprehën se po bejmë të pamundurën ta shpëtojmë, këto janë gënjeshtra thonë ata!

Si ishte gjendja e babait tuaj?
Vajza: E kishim në shtëpi 4 ditë me temperaturë, i shkoi 41, në spitalin e Fierit mori injeksione, i ra temperatura, por gjatë natës i rritet shpejt. Gjatë të dielës e çojmë tek urgjenca për gjilpëra, ndërsa në darkë i shkon oksigjeni 58, gjendja u rëndua. Deri nga ora 7 takojmë mjekët dhe na thotë se e ka 80% të mushkërikve të bllokuara mjekët e Fierit na drejtuan drejt Tiranës.

Ju treguat hapat që ndoqët në Fier, por jemi të paqartë a iu bë tamponit?
Vajza: Tamponi nuk i është bërë. Vetëm skaner i bëmë dhe skaneri doli që ka covid.

E keni kërkuar tamponin?
Vajza: Nuk e këkrkuam me thënë të drejtën se kur doli skaneri…

Temperatura e menjëhershme?
Vajza: Po, e menjëhershme i ra, të mërkurën gati dy javë më parë dha shenjat e para

Protokolli i ndjekur?
Vajza: Erdhëm menjëherë në urgjencë. Na bëri habi që sa i binte i ngrihej sërish.

Shkoi vetë në urgjencë, kush e shoqëroi?
Vajza: E shoqëroi nusja e vëllait. Pastaj u nisëm drejt Tiranës. Babain e lanë në korridor, bëmë dhe llafe

Shkuat me autoambulancën e Fierit?

Vajza: Po ishim të hënën në 1 të darkës tek Infektivi, qëndruam në autoambulancë. Unë skisha frikë se e kisha kaluar Covid ndaj e shoqëroja unë. Qëndruam deri në 8 e gjysmë të mëngjesin në autoambulancë. Pastaj ma marrin babin, e putha. E shoh babin pastaj e shtrinë atje në korridor, njëra nga ato më bërtet, më nxjerr jashtë. E marr në telefon nga dreka, më thotë po vdes nuk kam marrë asnjë lloj mjekimi, nuk e di si e kam mbajtur veten, nuk e di si po flas. Kur e marr në 6 të darkës e kishin futur në oksigjen. Unë e pashë që gjendja e tij ishte më e mirë, e përmirësuar. Kishte folur edhe me mamin i kishte thënë ‘hënga dhe supë zoti ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli’. Më merr doktoresha dhe më tha është pak më mirë, por është kritike. E marr të martën në 7 të mëngjesit, më tha nuk po marr dot frymë, po vdes.

Në 12 e cerek shoh titrat në televizor, inicialet ishin gabim por gjaku sikur e ndjeu…

Çfarë bëre?
Vajza: Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pataj më mori brenda Najada Como dhe më tha po bëj të pamundrën…Babai kishte ndërruar jetë në moment spitali gënjeu

Ke prova për këtë?
Vajza: Jo nuk kam prova, por kur të mërkurën ka shkuar burri im tek morgu i thotë njeri atje që ky trup ka ardhur që dje.

Ju është dhënë një lloj shpjegimi për aktin e tij?
Vajza: Asnjë lloj informacioni nuk mora se si është hedhur. Përse i lënë të vetëm kur ka edhe pasoja të tilla kjo sëmundje. Duhet të vriten njerëz njëherë?!

Apeli që ke Esmeralda?
Vajza: Më ka ngelur një peng, e vërteta duhet të zbardhet. Bluzat e bardha na shpëtojnë jetën, nuk na e japin ata jetën. Duhet të tregohen më të përgjegjshëm me ne, të mos ndodhë më ajo që ndodhi me babin tim! Jam gati të ballafaqohem me Najada Comon për akuzat që kam. /balkanweb.com

Tags: infektivikoronavirusReshat Grembi

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
17 Nëntor 1944/ Vrasjet pa gjyq të komunistëve që tmerruan kryeqytetasit

17 Nëntor 1944/ Vrasjet pa gjyq të komunistëve që tmerruan kryeqytetasit

Mesazhi/‘Top Channel’ e hedh në gjyq, Bearti plas skandalet (FOTO)

Mesazhi/‘Top Channel’ e hedh në gjyq, Bearti plas skandalet (FOTO)

Dollari dhe Paundi pësojnë rënie drastike, çfarë ka ndodhur sot me Euron dhe Frangën

Euro, paundi dhe franga regjistrojnë luhatje të lehta të vlerës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
22:14 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në...

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

22:08 | 04/04/2026
E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

22:07 | 04/04/2026
Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com