Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

TV gjerman: Sa mund të mbahet në këmbë një qeveri me ministra të lidhur me kriminelë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
TV gjerman: Sa mund të mbahet në këmbë një qeveri me ministra të lidhur me kriminelë

Protestat e opozitës po marrin gjithmë e më shumë vëmendje nga mediat perëndimore. Është televizioni publik gjerman, ZDF ka realizuar një kronikë, ku thekson se njerëzit po largohen masivisht nga vendi, por për BE-në, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë.

Sipas tyre, kjo eshte arsyeja qe Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen.

Në fund, ZDF pyet: “Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!”.

Kronika e plotë:

Shtëpitë e tyre dhe gjithçka kanë duhet t’i lënë vendin një autostrade. Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë.

Ku do të shkojmë ne? Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qera dhe, pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Une jam 63 vjeç. Jo vetem brezi im, por edhe femijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë. Ky është një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri. Gazetarja për çështjet e drejtësisë Lala ka publikuar protokolle përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blere vota në zgjedhjet e fundit nga pjesëtarë të bandave mafioze.

Une kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet. Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, këtu e gjuajnë me vezë. Në shenjë proteste ndaj qeverisjes së tij, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare. Aktualisht, Shqipëria nuk po bën perparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa.

Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen.

Por pyetja është: sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!/ Politiko.al

Tags: korrupsionprotesteQeveriaTV gjerman

TË LIDHURA

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

18:21 | 10/02/2026
Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

17:59 | 10/02/2026
Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Next Post
Ekzekutoi gjyshin pa mëshirë, arrest me burg 17-vjeçarit vlonjat

Ekzekutoi gjyshin pa mëshirë, arrest me burg 17-vjeçarit vlonjat

Rama: 17 çështje gjyqësore në proces me fabrikën e shpifjeve, të shohim a…

Rama: 17 çështje gjyqësore në proces me fabrikën e shpifjeve, të shohim a...

Zgjedhjet në KMSH, tërheqje tjetër “e papritur” nga gara

Zgjedhjet në KMSH, tërheqje tjetër “e papritur” nga gara







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

by mirseda
18:21 | 10/02/2026
0

Ervin Salianji i është bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë. Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat bëri...

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

17:59 | 10/02/2026
Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com