Italiani Francesco Becchetti ka fituar të drejtën nga Gjykata e Arbitrazhit në Uashington, sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjetike dhe investimeve të bëra nga italiani.
Ky vendim u komentua edhe nga vetë Sonila Meço, e cila akuzoi kryeministrin Rama teksa tha që u bë shkak që kjo faturë të binte mbi shqiptarët.
Lidhur me këtë reagim, është përgjigjur avokati Romeo Kara, ish-jurist i CEZ i cili thotë se gazetarja ka dëshmuar në procesin e arbitrazhit në favor të Becchettit duke dalë hapur kundër interesave të vendit.
“Sonila Meço rezulton dëshmitare në procesin e arbitrazhit në favor të Becchetit, duke dalë hapur kundër interesave të vendit të saj. Ka dalë dëshmitare se ia kërkonte interesi i saj, apo sepse e shtyu urrejtja për Ramën, kjo nuk ka rëndësi, pasi faturën do ta paguajë ky popull.”
KOMENTI I PLOTË I ROMEO KARA:
Eshte minimumi paaftesi lidhja e kontratave te tilla si ajo me Becchetin dhe akoma me e denueshme prishja e ketyre kontratave pa parashikuar goditjen e prishjes se kontrates ne arbitrazh.
Ka qene patjeter servilizmi dhe mungesa e integritetit te atyre qe nuk kane ditur t’i thone jo Rames, dhe t’i jepnin alternativen zgjidhese.
Vuajme për profesioniste, por me teper vuajme për njerez me integritet, qe dine te thone te verteten dhe te kapercejne pragun e skepticizmit.
Pra, nje turp profesional dhe dinjiteti, prishja e kontratave në menyra të tilla me kaq pasoja per vendin.
Por, ka edhe nje turp për gazetaren “moraliste” Sonila Meço.
Sonila Meço rezulton deshmitare në procesin e arbitrazhit ne favor të Becchetit, duke dale hapur kunder interesave të vendit të saj.
Ka dale deshmitare se ia kerkonte interesi i saj, apo sepse e shtyhu urrejtja për Ramen, kjo nuk ka rendesi, pasi faturen do t’a paguaje ky popull.
Ne procese arbitrazhi, ku shqyrtohen me hollesi detaje nga negocimi për te lidhur nje kontrate, lidhja e saj, zbatimi i saj, nderprerja e saj, qendrimi i paleve etj, nuk ka shume vend për deshmi të dhena nga nje person qe nuk ka qene pjese e strukturave qe kane menaxhuar keto hapa te kontrates.
Kam qene vete në kushte të tilla, kur duhej të zgjidhja midis interesit tim apo të vendit, por nuk kam ngurruar t’i sherbej vendit, pavaresisht se cili e drejton ate.
Sonila duhet t’a dije mire se edhe pse nxitua prishja e asaj kontrate, padroni i saj ngelet nje person qe nuk zbaton kontratat dhe shkel ligjjn.
Mosveprimi i prokurorise, nuk zhben ate qe ka bere Beccheti.