E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Turistët vijnë të premten, por nuk ikin dot të dielën”, operatorët turistikë të shqetësuar

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e plazheve më datë 10 Qershor për të gjithë.

Rama theksoi se më datën 1 Qershor plazhet do të hapen vetëm për hotelet.

Mirëpo me rregullat e reja të qeverisë duket se operatorët turistikë janë ende të paqartë.

I ftuar në studion e “Ora News”, Fatos Çerenishti operator turistik, bëri thirrje për të ndihmuar këtë sektor, dëmet në të cilin janë të konsiderueshme:

“Dëmet në këtë industri janë shumë të mëdha. Nëse do të nisim një orë e më parë turizmin, mendohet që do të kapim 20-30% maksimalja 50% e punës që është bërë në 2019. Aktualisht janë ndërprerë të gjitha kontratat e garancisë që kemi pasur me agjenci prestigjoze si polake, skandinave e gjermane”.

Pasi kryeministri Rama tha se mbyllja gjatë fundjavave do të vijojë për të paktën dy javë, kufizimi i lëvizjes dhe mungesa e transportit publik janë një problematikë më vete për sektorin e turizmit.

“Turisti vjen të premten, por nuk ikën dot të dielën. Po negociojmë që të lejohet lëvizja të dielave. Policia të lejojë lëvizjen nëse kanë një dokument nga hoteli ku kanë qëndruar”.

Distancimi i çadrave do penalizojë 20-30% operatorët turistikë, por ata shprehen të vendosur se do të zbatojnë të gjithë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe Kliton Gërxhani kryetar i Shoqatës së Tur-operatorëve ka deklaruar sot në një intervistë për “Abc News” se është e pakuptimtë hapja e plazheve, kur ende nuk dihet si do veprohet në fundjava:

“Ka vendime shumë të nxituara që nuk janë marrë nga ekspertët e duhur jemi në pritje dhe në kaos. Askush nuk mund të ndalohet të largohet nga mbyllja mes katër mureve pasi njerëzit po stresohen. Këto duhet të jetë fokusi kryesor dhe ne jemi të pakënaqur, nuk është e thënë vetëm plazhet pasi kjo është vetëm një kategori”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

3.5 miliardë lekë, Qeveria ka gati vendimin për bonusin e pensionistëve

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë periudhës 2022-2024 do të jetë 3.5 miliardë lekë. Sipas kreut të...

Meta i trembet shkarkimit, sulmon anëtarët e Kushtetueses

Në datën 18 janar të vitit që vjen, Gjykata Kushtuese do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili e...

Moti për sot/ Reshje në gjithë territorin të shoqëruara me erë të fortë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira, të cilat do të sjellin reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë,...

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...