Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Turi i Bashës: Për 25 prillin apo 22 korrikun?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
‘Shkëlqimi’ i mungesave në partinë e Patozit

Nga Alfred Lela

Në kalendarin politik të Lulzim Bashës, një personi të zënë gafil në piruetat e veta, ka ardhur një ditë kur, vetë ai dhe as ekipi këshillues nuk kujdesen më për logjikën e gjërave.

Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, kërkesave për dorëheqje, ardhur nga një anëtar Kryesie dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, njëkohësisht ish-President, ai iu përgjigj duke thënë se do të niste një ‘tur faktmbledhës’ nëpër Shqipëri.

Ashtu bëri. Dy javë pas humbjes në zgjedhje, prej dy ditësh tashmë, ai e nisi ecejaken nëpër Shqipëri duke u takuar me anëtarë të Partisë Demokratike. Çka duhet thënë është se ‘turi faktmbledhës’ filloi pasi eksponentë të PD-së kishin dorëzuar 9 dosje voluminoze, ku ankimonin rezultatet në 9 qarqe të vendit. Duhet përmendur se janë 12 qarqe gjithsej, numër që shpjegon se Basha e ka ndalur turrin e ankesave te portat e mosnjohjes së zgjedhjeve. Të cilat do të donte, por nuk guxon të mos i njohë.

Dorëzimi i dosjeve, ndërkohë që është pjesë e procedurës dhe repertorit të demokracisë, bën një gjë tjetër. Anulon turin e Bashës nëpër Shqipëri. Në kuptimin që, nuk përputhen lajmërimi për një ‘tur faktmbledhës të masakrës zgjedhore’ me faktin se e ke dorëzuar ndërkohë ‘inventarin’ e shkeljeve në institucionet përkatëse.

Hipokrizia e turit mund të zgjidhet duke i vënë gjësë emrin që ka: ecejakja nëpër Shqipëri nuk është për ‘zgjedhjet e manipuluara’, por për karrigen e kryetarit. Me anë të tij ‘kryetari në detyrë’ i demokratëve mbush zbrazëtinë komunikative që do të linte në sistem po të heshtte; siguron alibinë e ‘zgjedhjeve të humbura’; mundohet ta karikojë bazën demokrate dhe, çka është gjithaq e rëndësishme, vë gurin më të parë në radhë si kandidat për zgjedhjet në parti, të cilat sipas statutit duhet të zhvillohen më 22 korrik.

Kjo i lejon atij një avantazh thelbësor me kandidatët e tjerë potencialë në garën e pritshme, dhe i mundëson hekurosjen e rrudhave të pakënaqësive që kanë lindur ndërkohë në bazë pas humbjes. Legjitimitetin e njollosur nga mosdhënia e dorëheqjes pas humbjes në zgjedhje, Basha do mundohet ta kompensojë duke arritur një ‘fitore plebishitare’ në zgjedhjet në parti. Me anë të kësaj ai do të përhapë mesazhin: në PD nuk ka alternativë tjetër. Gjithaq, fitorja bindëse do ta lejojë të vazhdojë ta konceptojë dhe ta mbajë PD-në një sipërmarrje pa aksionerë, një trust lulehumbjeje ku partia dhe antarësia dështon, por ai dhe bordi i besnikëve ruajnë kuotat, bëjnë kompromiset dhe përfitojnë avantazhet.

Në finale, si herë të tjera, ky nuk është një tur për partinë apo Shqipërinë, por për menderen e Bashës. Pasi e ka bërë fytyrën mendere në disa zgjedhje të humbura, lëvizje të tilla ‘pa top’, si kjo e ‘turit faktmbledhës’ janë hiçmosgjë në repertorin e piruetave ku ai mban titullin Mjeshtër i Madh. /politiko.al/

Tags: 25 prillialfred lelabashaopinion

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post
Kush është kryetari i ri i KLSH-së (Foto)

KLSH-ja i kërkon Prokurorisë ndjekje penale për 7 zyrtarë në Sarandë e Shkodër

Nostalgji futbolli / Kur Vengeri hoqi dorë nga Yaya Toure dhe biseda mes tyre

Nostalgji futbolli / Kur Vengeri hoqi dorë nga Yaya Toure dhe biseda mes tyre

Rritet numri i viktimave nga rindezja e konfliktit Izrael-Palestinë (Video)

Deutsche Welle: Valë shkatërrimi në Lindjen e Afërt







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com