Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Tumoret e sistemit urinar, shkaqet dhe trajtimi

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Edhe organet e sistemit urinar mund të preken nga sëmundja e kancerit. Sistemi urinar përbëhet nga dy veshkat, fshikëza e urinës dhe uretra.

Rreziku i veshkave

Dallohen disa lloje të tumoreve të veshkave. Tumoret beninje të veshkave, zakonisht janë pa simptoma. Ka tre tipa tumoresh malinje të veshkave: karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë; nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë.

Shkaqet

Tumoret e veshkave normalisht fillojnë jetën e tyre në qelizat e veshkës. Karcinoma transqelizore është rritje malinje e qelizave që shtrojnë pelvisin renal, zonën ku mblidhet urina para se të hyjë në fshikëzën e urinës. Njerëzit që pinë duhan, marrin shumë qetësues të ndryshëm ose gjenden të ekspozuar ndaj disa substancave kimike, janë të rrezikuar të preken nga kanceri i veshkave dhe i organeve të tjera të sistemit urinar. Rreth 80 për qind e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën, pasi haset tepër rrallë nën 40-vjeçarët. Nefroblastoma është përgjegjëse për një në dhjetë raste të kancerit renal te fëmijët.

Trajtimi

Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultratingull ose skaner. Përdoren gjithashtu Urografia, ose pielografia, një lëndë ngjyruese që futet në gjak, e cila duket nën rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje të veshkave mund të qëndrojnë në trup si të padëmshëm. Tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Për këtë arsye, veshka e sëmurë zakonisht hiqet me operacion kirurgjikal.

Tumoret e fshikëzës së urinës

Hematuria është simptoma dominante në tumoret malinje, nëse një tumor rritet në kryqëzimin ndërmjet ureterit e fshikëzës së urinës kjo mund të sjellë dhimbje në kurriz e në veshka dhe të pengojë rrugën e urinës. Ashtu si në format e tjera të kancerit, mosha dhe pirja e duhanit janë faktorë rreziku. Një faktor tjetër është edhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve. Varion në shtete të ndryshme, por në përgjithësi mosha mesatare e diagnostikimit të këtyre pacientëve është 65 vjeç. Mbi tre të katërtat e këtyre tumoreve hasen te burrat.

Trajtimi

Diagnoza e tumoreve të fshikëzës së urinës bëhet duke përdorur cistoskopin, një instrument shikimi i cili futet në ureter. Cistoskopi me nxehtësi i djeg këto tip tumoresh, dhe kjo teknikë e ndjekur quhet diatermi. Tumoret e avancuara kërkojnë kirurgji ose kimio-terapi. Në raste ekstreme hiqet krejtësisht fshikëza e urinës, teknikë kjo e quajtur cistektomi. Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjerë. Shpesh tumoret beninje të fshikëzës së urinës regjistrohen së bashku me tumoret malinje, megjithatë pranohet që shanset për të jetuar janë gati njësoj kudo, rreth 50 për qind. Nëse do gjendej një ilaç për të luftuar gjenin që i bën kanceret e rrugëve urinare kaq vdekjeprurës, shanset për mbijetesë do rriten së tepërmi.

Tre tipat e tumoreve malinje të veshkave:

– Karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në  urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë

– Nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; – Karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë

Çfarë është simptomat e karcinomës renale?

Karcinoma renale e veshkave njihet edhe si karcinomë me qeliza boshe, ose si hipernefromë. Ky tip i kancerit është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave. Më të prekurit prej saj janë meshkujt, që pinë duhan, sidomos mosha rreth 50-70 vjeç. Ndër shenjat dhe simptomat më të dukshme tek personat të diagnostikuar më karcinomë renale dallohet: hematuri, gjak në urinë, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava. Trajtimi i saj realizohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2. E rëndësishme është që diagnostikimi i sëmundjes të behët që në fillesat e saj./Tirana Today

Tags: fshikeza e urinessistemi urinartumor

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Krimineli serb i luftës transferohet në burgun e përdhunuesve dhe pedofilëve

“Provat” e opozitës për 25 Prillin, të hënën nis procesi i parë në Kolegj

Manastirliu publikon shifrat: 770 mijë të vaksinuar kundër Co*id-19







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

by mirseda
17:26 | 05/06/2026
0

14 mole detare, të ndërtuara prej vitesh, janë larguar sot pas një aksioni të përbashkët të Komisariatit...

Cakrani: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm dhe i pajustifikuar

17:22 | 05/06/2026

Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur

16:51 | 05/06/2026

Gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës

16:50 | 05/06/2026

Vijon revolta para Kryeministrisë! Sot protesta e 6 qytetare

16:40 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com