Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tubimi i Trump dhe çështja e pjesëmarrjes

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Tubimi i Trump dhe çështja e pjesëmarrjes

Përdoruesit e aplikacionit TikTok morën pjesërisht meritën se kishin rritur artificialisht pritshmëritë për nivelin e pjesëmarrjes në tubimin e Presidentit Trump në Tulsa të Oklahomës të shtunën, i cili rezultoi me një arenë të mbushur vetëm pjesërisht.

Përdoruesit e mediave sociale në disa platforma, thanë se ata ishin regjistruar për të marrë pjesë në tubim, por në fakt nuk kishin shkuar.

Gazeta “New York Times” raportoi se tifozët e muzikës koreane pop kishin inkurajuar njerëzit të bënin të njëjtën gjë.

Para ngjarjes, menaxheri i fushatës së zotit Trump, Brad Parscale tha se kishte pasur më shumë se një milion kërkesa për të marrë pjesë.

Por të shtunën mbrëma, arena BOK Center me 19,000 ndenjëse kishte shumë vende bosh dhe Presidenti Trump si dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence u desh të anulonin fjalimet që do të mbanin për publikun në mjedisin jashtë arenës, i cili pritej të ishte “i tejmbushur”.

Fushata Trump tha se hyrja në arenë ishte planifikuar të bëhej e lirë dhe jo me bileta.

“Të majtët gjithmonë mashtrojnë veten duke menduar se janë të zgjuar. Të regjistrohesh për një tubim thjesht nënkupton se ke konfirmuar pjesëmarrjen duke dhënë numrin e celularit”, tha zëdhënësi i fushatës Trump, Tim Murtaugh në një deklaratë.

“Por ne i falënderojmë ata për informacionin e tyre të kontaktit.”

Menaxheri i fushatës Brad Parscale tha se stafi i tij i veçon numrat e rremë dhe pikërisht kështu kishin vepruar me dhjetra mijëra numra celularësh, për të llogaritur pjesëmarrjen aktuale.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikëseve në Tulsa i tha agjencisë së lajmeve Reuters se numri i njerëzve arrinte afërsisht në 6,200.

Sipas disa njoftimeve, kishte qenë një video në TikTok e postuar nga Mary Jo Laupp, me hashtagun #TikTokGrandma, që kishte luajtur rol në regjistrimet falso. Videoja tani ka marrë më shumë se 700,000 pëlqime.

Këshilltarët e fushatës së zotit Trump e shihnin tubimin, i pari për zgjedhjet e nëntorit, si një mënyrë për të rigjallëruar bazën e tij. /Voa

Tags: presidentTrumpTubim

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Next Post
Po shkonte të votonte, ish-presidenti serb përfshihet në një aksident rrugor

Po shkonte të votonte, ish-presidenti serb përfshihet në një aksident rrugor

Konflikt i vjetër mes autorit dhe të plagosurit, zbardhet ngjarja në Lezhë

Konflikt i vjetër mes autorit dhe të plagosurit, zbardhet ngjarja në Lezhë

Lugina e Preshevës/ Bajrami: Shqiptarët marrin dy vende në parlamentin serb, presim të tretin

Lugina e Preshevës/ Bajrami: Shqiptarët marrin dy vende në parlamentin serb, presim të tretin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë
Aktualitet

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

by mirseda
10:03 | 11/02/2026
0

Në GJKKO në procesin ndaj Arben Ahmetajt, janë kërkuar dëshmitarët e akuzës. dëshmitari i parë që do...

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

Ministri i Drejtësisë Lamallari : Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit

09:53 | 11/02/2026
Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

09:37 | 11/02/2026
Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

09:24 | 11/02/2026
21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

09:06 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com