Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump-Putin, takim kokë më kokë. Marrëveshje para greminës politike?

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump-Putin, takim kokë më kokë. Marrëveshje para greminës politike?

Çfarë duan të arrijnë Donald Trump dhe Vladimir Putin? Që para takimit të tyre në Helsinki është e qartë: Trump mund ta sakrifikojë të gjithë aleancën perëndimore para altarit të vanitetit dhe mungesës së skrupujve.

Donald Trump do të flasë me Valdimir Putin kokë më kokë. Vetëm ata të dy, secili me nga një përkthyes. Këshilltarët politikë dhe protokolluesit në këtë bisedë duhet të mbeten jashtë. Shtëpia e Bardhë e dëshiron këtë, dhe shkel kështu një rregull bazë të samiteve të tilla, që është më shumë se një zakon. Trump ndez me këtë mosbesimin, nxit frikën e atyre që ndjehen të kërcënuar nga Rusia dhe dyshojnë në garancinë e solidaritetit të aleancës perëndimore.

Trump dhe Putin kanë afri: Të dy e kuptojnë veten si „burra të fortë” në një botë të sunduar nga kaosi; të dy e perceptojnë shtetin që drejtojnë në radhë të parë si demonstrim force. Putin e stilizon veten si lider të atyre focave politike që janë iliberale. Trump e pëlqen ta shohë veten si shkatërruesin e institucioneve liberale, që i dhanë tonin botës pas ndryshimeve epokale të vitit 1945 dhe 1990.

Trump kërkon efektin mediatik – Putini me axhendë të zgjeruar

Të dy kanë lënë të kuptohet, se e admirojnë njëri-tjetrin, megjithë kontradiktat në interesa. Për takimin në Helsinki kjo nuk parathotë ndonjë gjë të mirë, sepse pritshmëritë janë të ndryshme. Trump kërkon efektin mediatik, një takim në skenë të madhe, rrahje shpatullash, ai kërkon të habisë botën. Qëllimet politike, nëse i ka këto, Trumpi i mban të fshehura.

Ndërsa Putini ka një axhendë të zgjeruar: Ai kërkon dorë të lirë në luftën civile në Siri, në Ukrainë, të cilën Putin e kupton si zonë influence ruse, prandaj i lejon vetëm sovranitet të kufizuar. E në fund ai kërkon që Perëndimi të pranojë që okupimi i shpejtë i gadishullit të Krimesë të mos shihet si aneksion, por një”ribashkim” me Rusinë. BE dhe SHBA i kanë vendosur Moskës sanksione për shkak të Krimesë. Putini dëshiron që ato të marrin fund.

Kush fillon e pyet, se si do t’i arrijë Putini këto qëllime tek pala tjetër, i hedh sytë në një greminë politiko-morale. Në një kohë që Trumpi shëtit nëpër Europë, një hetues i posaçëm ka ngritur padi kundër 12 agjentëve rusë; ata kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA para dy vjetësh. Rusia dyshohet prej kohësh, që ka ndihmuar fushatën zgjedhore të Trumpit –përmes sulmeve të hakerëve, vjedhjes së informacionit, fushatave në mediat sociale për ndikimin e votuesve.

Ndoshta Putini i thotë faleminderit Trumpit për sulmet ndaj NATO-s…

Nuk ka dyshim – Donald Trump ka qenë kandidati i dëshiruar i Kremlinit. Por a është ai automatikisht edhe presidenti „tyre”? Përgjigja nuk varet vetëm nga ajo, nëse Kremlini ka diçka në dorë kundër Trumpit, material kompromentues, që mund të përdoret për presion politik. Për këtë spekulohet gjithmonë, herë për historitë e Trumpit me femra në Rusi, herë për kontaktet e biznesit në Nju Jork.

Këto histori intriguese nga jeta parapresidenciale e Trumpit bien sigurisht era sensacion, por deri më tani kanë mbetur vetëm si spekulime. Ato nuk duhet të turbullojnë shikimin për politikën reale, për Donald Trumpin e vertetë. Kush i godet në mënyrë të tillë anëtarët e NATO-s, siç vepron Donald Trump, është dhuratë për çdo president rus. Do t’i thotë Putini faleminderit për këtë Trumpit? Nuk do ta dimë. Trump e di shumë mirë vetë, se pse nuk do asnjë regjistrim të bisedës së tij me Putinin. (Burimi: DW)

 

Tags: marreveshjeputinTrump

TË LIDHURA

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam
Bota

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest
Bota

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

19:37 | 07/11/2025
Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit
Bota

Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

19:10 | 07/11/2025
Next Post
Këngëtarja shqiptare e pranon publikisht: Kam dhënë dorëheqjen nga kënga!

Këngëtarja shqiptare e pranon publikisht: Kam dhënë dorëheqjen nga kënga!

Burrë e grua ekzekutohen në sy të fëmijës nga vrasës profesionistë. Dyshohet për dy autorë

Burrë e grua ekzekutohen në sy të fëmijës nga vrasës profesionistë. Dyshohet për dy autorë

Mos krijoni panik, Shqipëria përjashtohet nga i nxehti përvëlues

Mos krijoni panik, Shqipëria përjashtohet nga i nxehti përvëlues







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com