Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump, President i SHBA-ve apo i Rusisë? Deklarata e tij do iu habisë!

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të mërkurën se ai nuk beson se Rusia po vazhdon të verë në shënjestër Shtetet e Bashkuara me sulme kibernetike, koment që bie ndesh drejtpërdrejt me një vlerësim të bërë javën e kaluar nga Dan Coats, drejtori i zbulimit kombëtar amerikan.

Presidenti Trump, gjatë një takimi me kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë, tundi kokën dhe tha “jo” kur u pyet nëse Rusia ende po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane.

Coats tha javën e kaluar në një institut studimor të Uashingtonit se “Infrastruktura digjitale që i shërben vendit është nën sulm të drejtpërdrejtë”, dhe veçoi pa mëdyshje Rusinë si “aktorin e huaj më agresiv”.

Senatori republikan Lindsey Graham citoi hendekun e gjerë midis pikëpamjeve të Presidentit Trump dhe zotit Coats mbi Rusinë, duke thënë: “Një mospërputhje e madhe midis deklaratës së Presidentit Trump dhe paralajmërimit të Coats. Është e domosdoshme t’i shkojmë deri në fund asaj që po ndodh, për të mbrojtur veten përpara zgjedhjeve të vitit 2018. Pikëpamja ime personale: rusët po e bëjnë përsëri.”

Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Punët me Rusinë po shkojnë shumë mirë, ndoshta më mirë se në kohën e çdo presidenti tjetër; Asnjë president nuk ka qenë aq i fortë sa unë me Rusinë”.

Më parë, në një varg komentesh në Twitter, zoti Trump komentoi përsëri për samitin e tij të me Presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se kritikët e tij vuanin nga “sindroma anti-Trump”.

“Disa njerëz e urrejnë faktin që unë kalova mirë me Presidentin Putin,” shkruante në Twitter. “Për ata është mirë të hapnim një luftë sesa të shihnin këtë.”

“Shumë njerëz me inteligjencë e pëlqyen performancën time në konferencën për shtyp në Helsinki,” tha zoti Trump. “Putin dhe unë diskutuam shumë tema të rëndësishme në takimin tonë të mëparshëm. Ne shkuam mirë, gjë që me të vërtetë shqetësoi shumë urryesit, të cilët donin të shihnin një ndeshje boksi.”

Komentet e presidentit në Twitter erdhën disa orë pasi ai deklaroi se e pranonte përfundimin e komunitetit amerikan të zbulimit se Rusia ndërhyu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke marrë mbrapsht komentet e tij të së hënës, ku mbështeste mohimin e zotit Putin për ndërhyrjen e Moskës.

Zoti Trump tha se pasi shqyrtoi një transkript të komenteve të tij në Helsinki, e kuptoi se kishte folur gabim.

Por ai shtoi se veprimet ruse nuk patën ndikim në rezultatin e fitores së tij ndaj demokrates Hillary Clinton dhe përsëriti deklaratën e tij të shpeshtë duke mohuar se ka pasur ndonjë bashkëpunim të fshehtë mes fushatës së tij dhe operativëve rusë. Prokurori i posaçëm i SHBA, Robert Mueller, vazhdon hetimin e tij 14-mujor për ndërhyrjen ruse, transmeton voa.

Presidenti Trump tha gjithashtu se administrata e tij do të bëjë gjithçka mundet për të penguar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit në Kongres.

“Ne do ta ndalojmë këtë,” u zotua Presidenti.

Tags: deklaratahabisëpresidentRusisëSHBA-veTrump

TË LIDHURA

Bota

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026
Bota

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026
Rajoni

I dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik, lirohet me kusht shqiptari

21:02 | 13/10/2026
Next Post

E ruajtën nga paparacët, Ronaldo lë bakshish të ‘çmendur’ në resortin grek

Internacional Cup sjell përballje “titanësh”, ja super ndeshjet

Pasi Berisha e shiti vetë detin në vitin 2009, sot i kërkon shqiptarëve ta mbrojnë







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com