pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalbetpipomatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump, përpjekje për të kufizuar punësimin e të huajve në agjencitë federale

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën nënshkruajti një urdhër ekzekutiv që detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse ato po i zëvendësojnë punëtorët e kualifikuar amerikanë me njerëz nga vende të tjera.

Shtëpia e Bardhë tha se urdhri ekzekutiv do të ndihmojë në parandalimin e agjencive federale “që të zëvendësojnë në mënyrë të padrejtë punëtorët amerikanë me punonjës të huaj me kosto më të ulët”.

Urdhri detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse ato po punësojnë shtetas amerikanë për pozicionet konkurruese në qeverinë federale.

Presidenti Trump tha se kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga njoftimi i Autoritetit të Luginës së Tenesisë për transferimin e 20 për qind të fuqisë së saj punëtore të sektorit të teknologjisë tek kompanitë e bazuara në vende të tjera, duke përdorur programin e vizave H-1B.

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se ai kishte shkarkuar Kryetarin e Bordit të Autoritetit të Luginës së Tenesisë, Skip Thomsion, sepse ai po punësonte punëtorë të huaj dhe po paguhej shumë.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të pushonte edhe anëtarët e tjerë të bordit nëse ata vazhdojnë të punësojnë të huaj.

“Nëse tradhtoni punëtorët amerikanë, do të dëgjoni dy fjalë: “Jeni të shkarkuar””, tha Presidenti Trump.

TVA është një korporatë në pronësi federale e themeluar në vitin 1933 për të ofruar ndihmë në vënien nën kontroll të përmbytjeve, prodhimin e energjisë elektrike, plehrave artificalë dhe zhvillimin ekonomik në Luginën e Tenesisë, një rajon që u godit rëndë nga Depresioni i Madh.

Rishikimi i vizave në Agjencinë Amerikane për Median Globale, e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës, është pjesë e ndryshimeve të zbatuara që nga ardhja në detyrë e Drejtorit të ri Ekzekutiv, Michael Pack.

Zëri i Amerikës ka 62 kontraktorë dhe 14 punonjës me orar të plotë që gjenden në Shtetet e Bashkuara me vizë J-1, që u jepet individëve me aftësi të posaçme, si atyre që flasin gjuhë të ndryshme.

I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi atë se si urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Trump do të ndikojë programin e vizave J-1 të agjencisë së lajmeve, Shtëpia e Bardhë ofroi adresën e faqes së internetit të qeverisë amerikane për vendet e hapura të punës, ku shpjegohen kushtet e punësimit për ata që nuk kanë shtetësinë amerikane.

Zëdhënësi i USAGM ka thënë se procesi rast pas rasti i shqyrtimit të vizave synon të përmirësojë menaxhimin e agjencisë, të mbrojë sigurinë kombëtare dhe të garantojë se nuk do të ketë abuzime me ligjet për punësimin e shtetasve të huaj.

Disa organizata gazetarësh, përfshirë PEN America dhe National Press Club kanë thënë se vonasat në rinovimin e vizave mund të vë në rrezik shumë gazetarëve të Zërit të Amerikës, të cilët mund të kërcënohen ose arrestohen nëse detyrohen të kthehen në vendet e tyre.

Një numër i panjohur i gazetarëve në entitetet e tjera të Agjencisë Amerikane për Median Globale, përfshirë Radion Evropa e Lirë/ Radio Lirinë, Radion Azia e Lirë, Zyrën e Transmetimit në Kubë dhe Lindjen e Mesme, gjithashtu janë prekur nga procesi i rishikimit të vizave.

Vizat J-1 janë në mesin e kategorive të vizave që u ndaluan përkohësisht nga administrata Trump në përgjigje të pandemisë së koronavirusit. Administrata e Presidentit Trump ka argumentuar se punëtorët e huaj nuk duhet të marrin vendet e punës nga shtetasit amerikanë në kohën kur ekonomia po shënon rënie, shkruan “Voa”.

Tags: perpjekjete huajTrump

TË LIDHURA

Bota

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Bota

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

17:59 | 13/06/2026
Bota

Kryeministri pakistanez: SHBA-Iran, marrëveshje paqeje brenda 24 orëve

17:36 | 13/06/2026
Next Post

Përballimi i pandemisë, gati plani për vjeshtë-dimrin

Fitoi gjithçka në karrierë, Casillas tërhiqet nga futbolli

18 muaj hetime me agjencitë ndërkombëtare, Policia e Shtetit hedh hapin e radhës për Ylli Ndroqin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Detaje të reja nga ngjarja në Mirditë/ U vra me armë zjarri, viktima u gjet brenda automjetit të tij

by mirseda
08:32 | 15/06/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Mësohet se viktima është...

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com