Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump paralajmëron Iranin mbi sulmet me raketa ndaj ambasadës në Irak

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Duke mos njohur humbjen, Donald Trump po e saboton trashëgiminë e tij

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Iranin kundër çdo sulmi ndaj personelit ushtarak amerikan ose diplomatik në Irak, disa ditë pasi ato që dyshohet të jenë grupe të milicisë irakiane të mbështetura nga Irani goditën me një breshëri raketash Ambasadën e SHBA-së që ndoshte në të ashtuquajturën Zonë e Gjelbër, një zonë e fortifikuar rëndë në Bagdad.

Paralajmërimi, i lëshuar në Twitter më 23 dhjetor, erdhi pasi zyrtarët e lartë amerikanë të sigurisë kombëtare u takuan për të përgatitur një varg opsionesh që do t’i propozohen presidentit, për të parandaluar çdo sulm ndaj interesave amerikane në Irak.

Duke cituar një burim zyrtar anonim agjencia Reuters njoftoi për takimin në Shtëpinë e Bardhë të të ashtuquajturit Komiteti i Zyrtarëve Kryesorë, ku përfshihet sekretari i përkohshëm i Mbrojtjes Chris Miller, sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien.

Për javë të tëra, zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se Irani ose milicia irakiane aleate e tyre mund të kryejë sulme hakmarrëse për të shënuar përvjetorin e parë të sulmit amerikan me dron jashtë aeroportit të Bagdadit në 3 janar, gjatë të cilit u vra gjenerali i lartë iranian, Qasem Soleimani dhe udhëheqës të milicisë irakiane.

“Qëllimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte “të përcaktonte një sërë opsionesh të duhura që mund t’i paraqiteshin Presidentit për t’u siguruar se do të frenonin iranianët dhe milicinë shiite në Irak nga kryerja e sulmeve ndaj personelit tonë“, tha një zyrtar i lartë i administratës për Reuters.

Pas takimit, zoti Trump shkruante në Twitter duke komentuar breshërinë e raketave që shënjestruan Zonën e Gjelbër të fortifikuar rëndë në Bagdad më 20 dhjetor, duke shkaktuar dëme të vogla në ambientet e ambasadës amerikane dhe zonat e banuara në zonën ndërkombëtare.

“Ambasada jonë në Bagdad u godit të dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të niseshin. A merrni dot me mend nga vinin?! Irani”, shkruante zoti Trump sipër një fotoje që sipas të cilit tregonte raketat që dyshohet të jenë të Iranit.

“Tashmë po dëgjojmë biseda për sulme shtesë kundër amerikanëve në Irak. Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendohuni mirë”, shkruante zoti Trump, duke përsëritur se do të konsiderohej si shkelje e vijës së kuqe nëse do të kishte qoftë edhe një viktimë amerikane.

Ministri i jashtëm i Iranit i hodhi poshtë akuzat e zotit Trump se vendi i tij qëndronte pas sulmit të fundit me raketa.

“Vënia e qytetarëve tuaj jashtë vendit në rrezik nuk do të largojë vëmendjen nga dështimet katastrofike në vend“, shkruante Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif në Twitter.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Saeed Khatibzadeh i përshkruante akuzat e zotit Trump si “të pabaza” dhe tha se Irani ka dënuar vazhdimisht sulmet në zonat diplomatike e rezidenciale.

Zoti Khatibzadeh, cituar nga agjencia zyrtare qeveritare e lajmeve IRNA, tha se Teherani e konsideron SHBA-në përgjegjëse për pasojat e “çdo lëvizjeje të paarsyeshme” në gjendjen aktuale.

“Në këtë çështje specifike, gishti drejtohet tek SHBA-ja dhe partnerët e aleatët e saj në rajon që po përpiqen të rrisin tensionet“, tha ai.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) thuhej se sulmi me raketa në Irak ishte “pothuajse e sigurt” se ishte kryer nga një “grup i milicisë paparime mbështetur nga Irani”.

“Ndërsa ky sulm me 21 raketa nuk shkaktoi lëndime ose viktima amerikane, ai dëmtoi ndërtesat brenda Ambasadës së SHBA-së dhe qartësisht nuk kishte për qëllim t’i shmangte viktimat“, thuhej në deklaratë.

Pas sulmit të 20 dhjetorit, në një deklaratë të ushtrisë irakiane thuhej se “një grup i jashtëligjshëm” nisi tetë raketa në Zonën e Gjelbër, vendndodhja e ambasadave dhe ndërtesave qeveritare.

Shumica e raketave ranë pranë një kompleksi banimi bosh dhe një pike kontrolli, duke plagosur një person të sigurisë irakiane.

Megjithëse asnjë amerikan nuk u vra ose u plagos nga raketat, sulmi dhe kërcënimi i zotit Trump nënvizojnë një situatë tejet të nxehtë në Irak që mund të dalë shumë shpejt jashtë kontrollit.

Gjatë një sulmi me raketa për të cilin u fajësua milicia e mbështetur nga Irani në dhjetor 2019-s, u vra një kontraktor amerikan i mbrojtjes dhe u plagosën disa ushtarë amerikanë dhe irakianë në një bazë ushtarake në qytetin verior të Irakut, Kerkuk. Sulmi nxitur një cikël përshkallëzimi që çoi në vrasjen e gjeneral Soleimani dhe sulmit hakmarrës nga ana e Iranit me raketa balistike në bazat irakiane që strehojnë trupat amerikane, duke i sjellë të dy rivalët në prag të një lufte në kuptimin e plotë të fjalës.

Në një shfaqje të re të forcës drejtuar ndaj Iranit, rreth përvjetorit të vrasjes së gjeneral Soleimanit, një nëndetëse bërthamore amerikane që mbante 154 raketa Tomahawk, kaloi ngushticën e Hormuzit në 21 dhjetor.

Aeroplanmbajtësja amerikane Nimitz ka patrulluar në ujërat e Gjirit që nga fundi i nëntorit dhe dy bombardues amerikanë B-52 kohët e fundit tejkaluan rajonin një demonstrim force ndaj Iranit.

“Vlerësimi im është se, ne jemi në një pozitë shumë të mirë dhe do të jemi të përgatitur për gjithçka që iranianët ose ata që veprojnë për llogari të tyre, mund të zgjedhin të bëjnë“, u tha gazetarëve gjeneral Kenneth McKenzie, komandanti amerikan për Lindjen e Mesme.

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar milicinë irakiane të mbështetur nga Irani për kryerjen e një vargu sulmesh ndaj interesave amerikane në Irak këtë vit, duke bërë që Uashingtoni të kërcënojë me një tërheqje diplomatike e ushtarake nga vendi.

Në nëntor administrata Trump urdhëroi një reduktim të trupave amerikane në Irak nga 3,000 në 2,500 deri në mes të janarit.

Në tetor disa grupe irariake të milicisë njoftuan një pezullim të shkurtër të sulmeve ndaj interesave të SHBA-së me kushtin që të jepej një afat kohor se kur do të largoheshin nga Iraku forcat amerikane. Armëpushimi mori fund në 18 nëntor me një goditje me rakete në Ambasadën Amerikane.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thanë në fillim të dhjetorit se po tërhiqnin pjesërisht disa punonjës nga ambasada e tyre si përgjigje ndaj rritjes së tensioneve.

Zyrtarët amerikanë thonë se zvogëlimi i përkohshëm i stafit ishte në përgjigje të kërcënimeve të mundshme rreth përvjetorit të vrasjes së gjeneral Soleimanit dhe një tjetër figure kryesore paraushtarake irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis.

Tensionet u rritën përsëri në të gjithë rajonin pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh pranë Teheranit në fund të nëntorit. Irani ka fajësuar Izraelin dhe indirekt Shtetet e Bashkuara, duke rritur mundësinë që Irani ose një prej përfaqësuesve të tij rajonalë, të hakmerret.

Zhvillimet në Irak vijnë ndërsa zoti Trump ka rritur presionin mbi Iranin përpara tranzicionit të pushtetit tek Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili ka thënë se do të përpiqet të ringjallë diplomacinë me Iranin, me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Zoti Biden pritet të tentojë futjen sërish të SHBA-së, si pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranit, nga e cila zoti Trump u largua në 2018, si dhe të punojë me aleatët për të forcuar kushtet e marrëveshjes, nëse Teherani rifillon t’u përmbahet atyre.

Diplomatët perëndimorë dhe media kanë sugjeruar se Irani u ka thënë grupeve aleate të milicisë irakiane të shmangin provokimin e Shteteve të Bashkuara në javët e fundit të administratës Trump, nisur nga shqetësimi se situata mund të përshkallëzohet para se administrata e zotit Biden të vijë në pushtet.

Por ka pikëpyetje se sa kontroll të drejtpërdrejtë operacional gëzon Irani ndaj këtyre grupeve dhe përfaqësuesve të tij në të gjithë rajonin, duke rritur mundësinë e aksidenteve dhe llogaritjeve të gabuara.

“Besoj se ne ndodhemi në një periudhë rreziku të shtuar“, tha zoti McKenzie, kreu i Komandës Qendrore amerikane, për ABC News më 22 dhjetor. “Thjesht do të theksoja një çështje kryesore: Ne nuk po kërkojmë të përshkallëzojmë situatën. Nuk po kërkojmë luftë me Iranin, dhe dua ta theksoj këtë gjë”, shtoi ai.

“Por unë besoj se aktualisht Irani nuk dëshiron luftë me Shtetet e Bashkuara“, tha ai./VOA/

Tags: AkuzaDonald TrumpiranSHBA

TË LIDHURA

Papa nis vizitën e parë jashtë Vatikanit, zgjedh vendet me shumicë besimtarësh myslimanë
Bota

Papa nis vizitën e parë jashtë Vatikanit, zgjedh vendet me shumicë besimtarësh myslimanë

11:14 | 27/11/2025
E rëndë në Gjermani/ 63-vjeçari vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet
Bota

E rëndë në Gjermani/ 63-vjeçari vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet

10:48 | 27/11/2025
Sulmi në Washington, Trump kërkon rishikimin e afganëve të ardhur gjatë administratës Biden
Bota

Sulmi në Washington, Trump kërkon rishikimin e afganëve të ardhur gjatë administratës Biden

09:07 | 27/11/2025
Next Post
Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar, jemi në greminë

Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar, jemi në greminë

Rama: Të miturit në protestë, shfaqje e denjë për organizata terroriste

A flet sot me Fatos Nanon? Ja si përgjigjet kryeministri Edi Rama

Kosovë: Pagesa shtesë për policët e angazhuar në pandemi

Kosovë: Pagesa shtesë për policët e angazhuar në pandemi







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër
Aktualitet

Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër

by mirseda
13:13 | 27/11/2025
0

Kolegji i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, ka shtyrë për javën tjetër mbledhjen...

Erjon Veliaj kërkon lirimin nga qelia, avokatët kërkesë Kushtetueses: Të shpallet anti-Kushtetues

Erjon Veliaj kërkon lirimin nga qelia, avokatët kërkesë Kushtetueses: Të shpallet anti-Kushtetues

12:59 | 27/11/2025
Grabitet qendra ADISA në Gjirokastër, persona të paidentifikuar thyejnë xhamat dhe vjedhin…

Grabitet qendra ADISA në Gjirokastër, persona të paidentifikuar thyejnë xhamat dhe vjedhin…

12:16 | 27/11/2025
Papa nis vizitën e parë jashtë Vatikanit, zgjedh vendet me shumicë besimtarësh myslimanë

Papa nis vizitën e parë jashtë Vatikanit, zgjedh vendet me shumicë besimtarësh myslimanë

11:14 | 27/11/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com