E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Kosovë: Pagesa shtesë për policët e angazhuar në pandemi

Zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët janë angazhuar në luftimin e pandemisë së COVID-19, do të shpërblehen me pagesë shtesë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Për secilin nga këta muaj, policët do të marrin nga 100 euro shtesë.

Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në detyrë gjatë një mbledhjeje të cilën e ka mbajtur të enjten në formën online.

“Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pagesa shtesë për policët që janë angazhuar gjatë pandemisë, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, 1.598.100 euro.

Që nga muaji mars në Kosovë disa herë janë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Përveç inspektorëve sanitarë, në mbikqyrjen respektimit të vendimeve për kufizime të lëvizjes, mbajtje të maskës, distancë fizike dhe masave tjera, janë angazhuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shko te nëna jote”/ Lukaku tërbohet nga provokimet e Ibrahimoviç (Video)

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit, Romelu...

Grabitje me armë në Tiranë, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një farmaci në Tiranë, pas shkollës 'Sami Frashëri'. Hajduti i armatosur dhe me maskë,...

Kryemadhi: Varfëria ka arritur kulmin. Me këtë ritëm, njerëzit do vjedhin

Ditëne  djeshme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi programin elektoral me të cilin do kërkojë votat e shqiptarëve më 25 prill. E...

Pse nuk po vijnë vaksinat e Pfizer? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, me mbërritjen...

Video/ Futbollisti shqiptar shënon me mjeshtëri në Kupën e Mbretit të Spanjës

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi shënoi një gol fantastik në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Valadolidit. 25-vjeçari ekzekutoi saktë goditjen e dënimit duke kaluar...