Presidenti i SHBA, Donald Trump, është larguar nga spitali dhe është kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Po kështu edhe bashkëshortja e tij ndodhet në shtëpi e izoluar, pasi pak ditë më parë rezultoi me koronavirus. Mjekët që monitorojnë gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan, kanë thënë se “po përmirësohet, por ai nuk është ende jashtë rrezikut”.
Pak orë para se të linte spitalin, me një postim në Twitter, Trump i bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë nga COVID-19.
“Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë”, shkroi ai. E ndërsa Melania Trump konfirmoi me një postim në Twitter se ndihet mirë dhe do të vazhdojë të pushojë në shtëpi.