Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon 10 vite burg për ata protestues që tentuan të rrëzojnë statujën e ish-presidentit, Andrew Jackson.
Trump deklaroi se shumë njerëz janë arrestuar për ‘vandalizmin e përçmueshëm’, ndaj statujës së në parkun Jackson Lafayette. Ai akuzoi protestuesit se kishin përdhosur edhe fasadën e kishës së St. John’s Church.
Këto incidente janë shënuar në kuadër të valës së protestave anti-racizëm, pas vrasjes së George Floyd nga policia.
Në komentet pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë me veshje të rënda, Trump shkruante: 10 vite burg sipas ligjit të Mbrojtjes së Memorialit të Veteranëve.
“Hey , Hey, Ho, Ho, Andrew Jackson’s got to go”, thërrisnin protestuesit teksa lëshonin litarë rreth statujës së presidentit të shtatë të SHBA-ve, i njohur për tregtinë e skllevërve.