Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump: Javën e ardhshme rikthej sanksionet ndaj Iranit në OKB

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Trump: Javën e ardhshme rikthej sanksionet ndaj Iranit në OKB

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të tentojë të rikthejë sanksionet ndaj Iranit në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme, lëvizje kjo që do t’i jepte fund marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe do ta fuste OKB-në në krizë diplomatike.

“Ne do të bëjmë një rikthim”, u tha Trump gazetarëve një ditë pasi OKB refuzoi një rezolutë të sponzoruar nga SHBA-ja për të zgjatur embargon ndaj armëve të Iranit.

“Do ta shikoni javën tjetër”, tha Trump.

Rezoluta e refuzuar e hartuar nga SHBA-ja do të mund të zgjaste një embargo ndërkombëtare të armëve mbi Iranin, që do të lehtësohet në mënyrë progresive duke filluar më 18 tetor, nën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit, ku përfshihet marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.

Uashingtoni ka kërcënuar të shkaktojë një “kthim mbrapa” të të gjitha sanksioneve të OKB-së mbi Iranin nëse vota e embargos dështon, veprim ky që ekspertët thonë se do ta hedhë Këshillin e Sigurimit në krizë.

Rusia dhe Kina, si dhe vendet evropiane që ishin nënshkruese të paktit bërthamor të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), kanë vënë në dyshim pretendimin e SHBA-së se është në gjendje të shkaktojë mekanizmin e kthimit, sepse u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe sërish vendosi sanksione ndaj Iranit.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, tha më 15 gusht se SHBA-ja ka dështuar të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore “gjysmë të gjallë”.

Britania, Franca dhe Gjermania, kanë shprehur shqetësim lidhur me përfundimin e embargos, por e kanë kundërshtuar rezolutën e SHBA-së për shkak të frikës së përfundimit të marrëveshjes bërthamore.

Irani ka kërcënuar të dalë plotësisht nga pakti bërthamor dhe kishte bërë të ditur se do të tërhiqet edhe nga një traktat tjetër kryesor nëse embargoja e armëve zgjatet ose ekziston një kthim i sanksioneve./ evropaelire

Tags: Donald TrumpIraniOKBSHBA

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Next Post
“Dua një skuadër të re”, futbollisti njofton largimin nga klubi zikaltër

"Dua një skuadër të re”, futbollisti njofton largimin nga klubi zikaltër

“Freedom House”/ Rama: Donin t’i vinin zjarrin Shqipërisë, por dogjën opozitën

“Po rilind nga gërmadhat e 26 nëntorit”, Rama e nis ditën me një lajm të mirë

Më mirë Saliu se Salianji

Më mirë Saliu se Salianji







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com