Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Tropojë. Ka mbetur i vrarë një person në rrethana ende të paqarta.
Ende nuk dihet detajet dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, e cila raportohet se ka ndodhur në një nga malet e Tropojës. Ndërkohë, policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Ngjarja mëshohet se është raportuar përmes një telefonate në sallën operative. Telefonata e ardhur në sallë, ka njoftuar se personi mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri në mal, pasi ai ishte me bagëti në zonat e thella të Tropojës.
Për këtë rast, priten detaje të reja pasi forcat e policisë ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.