Kur skuadra është dënuar dhe lojtarët kanë mbetur në “katër” rrugët, ekipi i Kamzës dhe tifozët kanë marrë sot një lajm të dhimbshëm. Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-trajneri i ditëve të vështira, Edmond Dule, pas një ataku në zemër.

Dule ka qenë në stolin e Kamzës në sezonin 2006-2007, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm me skuadrën që asokohe njihej ndryshe si Dajti. Ai e mori ekipin në vendin e 9 dhe arriti ta ngjiste në Kategorinë e Parë.

Askush nuk e besonte se ai ekip do të dilte në vendin e parë, duke e mbyllur fazën e dytë me pikë të plota, pra me 11 fitore. Kjo falë meritës së ish-trajnerit Dule, të cilit sëmundja e rëndë i mori jetën në moshën 60-vjeçare.











