Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj deputetit socialist Taulant Balla. Ai shprehet me anë të një komenti në rrjetet sociale se Rama, Arta Marku dhe Balla do të arrestohen.
Me një gjuhë të ashpër, Balliu ka shpërthyer ndaj qëndrimit të fundit të Taulant Ballës, duke i kujtuar faktin se kanë vjedhur zgjedhjet. Në komentin e tij, ai nënvizon se kryeprokurorja Arta Marku donte që të varroste provat për vjedhjen e votave. Sikundër edhe pjesa tjetër e opozitës së bashkuar, ai këmbëngul se nuk ka negociata me ta.
Statusi
“ Taulanti që deri dje bënte si i qetë, para përgjimeve të reja, ku ndoshta është dhe vetë Tualant Balla, sot shpërthen në shpifje.
Ju të gjithë banditë dhe zagarë që shkatërruat zgjedhjet, që vodhët votat, që dhunuat qytetarët duke i kërcënuar me vende pune dhe me jetë, keni fytyrë dhe gojë të flisni?!
Mendoni ju se do ju presin qytetarët, ti more mafioz i vogël që ofendon dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi me fjalorin tënd prej narkotrafikanti, që ja ke marrë borxh narkotrafikantit tënd Edmond Bego, na flet për drejtësi?!
Arta Marku donte që të varroste provat për vjedhjen, barbaritetin dhe shkatërrimin që i bëre ti më në krye Edvin Enverin zgjedhjeve.
Ti, Marku dhe në veçanti Edvin Enveri të gjithë do të shkoni aty ku e meritoni. NË BURG.
Ska negociata, ska dialog me banditë si ju.
Asnjë hap pas.
Të sigurtë drejt fitore me qytetarët e për qytetarët.