Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Trimërimi i “salibanizmit” nga talebanizmi, na ndihmon më shumë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një shëtitje në boshllëk

Nga: Mero Baze

Sali Berisha ka postuar një video të vjetër të tij, që u hakërrehet socialistëve në Parlament si një cub me fjalor talibani. Çdo njeri normal do të kishte paguar ta fshinte atë video nga publiku, dhe nëse ekzistonte.

Ai e ka postuar në kulmin e debatit kundër tij, a duhet të hyjë apo jo në Parlament, pas damkosjes amerikane si një politikan që ka minuar demokracinë, ka shantazhuar sistemin e drejtësisë dhe ka vjedhur familjarisht paratë e shqiptarëve, duke qenë në pushtet.

Publikimi është një akt “trimërimi”, në ditët kur debatohet se SHBA është gjunjëzuar nga talibanët në Afganistan, dhe ai ndjehet po aq i fortë sa ata, për të rezistuar në kauzën e tij.

Ai me sa duket do të tregojë se ashtu si talibanët rezistuan 20 vjet për të ardhur sërish në pushtet, dhe ai do të rezistojë qoftë dhe i vetëm.

Nuk duam ta pengojmë në misionin e tij. As në vendosmërinë e tij. Për shoqërinë shqiptare është e dobishme që Berisha të jetë gjithmonë diku duke luftuar të kthehet në pushtet, për të na kujtuar se salibanizmi, është një rrezik për vendin.

Ai në fakt nuk e kërcënon shoqërinë me këtë që bën. SHBA jo e jo. Ai më shumë e bind shoqërinë se çfarë është salibanizmi dhe çfarë mund t’i bëjë ai shoqërisë shqiptare, njësoj si talibanët në Afganistan.

Rezistenca e tij është lajm i mirë. Lajm i keq do të ishte ikja e tij në shtëpi, fshehja e parave dhe milionave të grabitura, të investuara në media dhe pasuri të paluajtshme, dhe përshtatja me situatën për t’u rikthyer në një formë më të fshehtë.

Kjo që bën është më e dobishme për shoqërinë. Është mirë që shoqëria ta ketë para syve të saj çdo ditë një hajdut, një vrasës, dhe një njeri që ka hedhur në erë demokracinë në vend, për të kujtuar cilat janë rreziqet e saj dhe nga kush i vijnë.

Salibanizmi është talibanizmi ynë. Ka pas momente që ka marshuar dhe si taliban në rrugët e këtij vendi, ka pas momente që dhe ka vrarë si taliban në bulevardin e këtij kryeqyteti, ka pas momente që është sjellë me shtypin ashtu si talibanët, por shoqëria jonë e ka mundur vetë, pa ndihmën e amerikanëve. Dhe ky është virtyt i shoqërisë sonë.

Kjo që bëri SHBA tani kundër tij, ishte një akt noterial ndërkombëtar për atë çfarë shqiptarët i kishin rezistuar salibanizmit.

Përpjekja e tij për të përsëritur historinë, tani nuk është më tragjike. Është komike dhe e dobishme për kujtesën e shoqërisë. Është një muze që dëshmon se si shoqëria jonë e ka mundur salibanizmin.

Tags: Berishamero bazeSHBA

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Sonila Meço braktis “Ora News” për një tjetër televizion

Sonila Meço braktis "Ora News" për një tjetër televizion

VIDEO/Gratë afgane iu përgjërohen trupave amerikane që t’i shpëtojnë

VIDEO/Gratë afgane iu përgjërohen trupave amerikane që t’i shpëtojnë

Huffington Post Italia: Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të popullit afgan

Huffington Post Italia: Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të popullit afgan







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT
Aktualitet

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

by mirseda
16:43 | 12/02/2026
0

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ai deri para pak ditësh...

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:30 | 12/02/2026
“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

15:05 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com