Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Tregtonin ushqim të pakontrolluar, AKU gjobë 1.6 mln lekë 6 subjekteve

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me 1.6 milionë lekë 6 subjekte tregtare në Durrës, Vlorë dhe në Shkodër. AKU thekson se gjoba vjen për shkak se subjektet në fjalë tregtonin ushqim që nuk përmbush kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Njoftimi i AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme në magazina ushqimore, tregje ambulante dhe fast-food-e, në kuadër të vijimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte dhe tregtarë ambulantë në Vlorë, Durrës dhe Shkodër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore. Më konkretisht:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “ORI-B” me aktivitet “Ruajtje dhe shpërndarje në temperaturë ambienti”, Shkodër, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara (ishin vendosur në mënyrë të çrregullt në të gjithë ambientin e tregtimit, madje kishte produkte të vendosura dhe në ambientet sanitare), si dhe në muret kishte prani myku. Gjatë kontrollit u evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, vaj ulliri, ëmbëlsira etj).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:
“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,
“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve të pasigurta për konsum,
“Bllokimi i produkteve” me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjësimin e tyre,
“Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Marjeta Mehmeti” me aktivitet “fast-food”, Durrës, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare (tavani i hapur në ambientin e kuzhinës, prani e papastërtive dhe mykut/ lagështirës në magazinën ku ruhej lënda e parë, si dhe tualeti ishte jashtë funksionit). U evidentua gjithashtu se subjekti nuk dispononte regjistrin për monitorimin e temperaturave frigoriferike, si dhe mungonte analiza e ujit të pijshëm.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,

“Gjobë”me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e Drejtorisë Rajonale AKU Vlorë në aksin Dukat-Llogara tek disa tregtarë ambulantë të mjaltit, të cilët tregtonin në buzë të rrugës në kushte të papërshtatshme, u konstatua se këta tregtarë nuk dispononin sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonin, si dhe produktet nuk ishin të etiketuara konform ligjit.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masën administrative:

“Gjobë” me vlerë totale 400,000 lekë ndaj 4 tregtarëve ambulantë,

“Bllokim produkti” për 85 kg mjaltë i konstatuar i pasigurt për konsum, me qëllim asgjësimin e tij.

AKU vijon punën e pandërprerë në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë.

Tags: AKUpakontrolluarsubjekteushqim

TË LIDHURA

Aktualitet

Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës! Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

17:55 | 06/06/2026
Aktualitet

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026
Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Next Post

Solidariteti me Haradinajn përtej dritë hijeve të Ramushit

Doni të aplikoni për Patrullë të Përgjithshme? Dokumentet që duhen

Moti për nesër/ Temperaturat deri në 37 °C







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

by mirseda
17:57 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka humbur mundësinë për...

Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës! Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

17:55 | 06/06/2026

Dasma e Dua Lipës ndez zemërim në Siçili, banorët protestojnë

17:41 | 06/06/2026

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com