Ministria e Shëndetësisë bën me dije se tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Një nga rastet e humbjes se jetës, është mjeku i familjes nga Puka, ndërkohe që dy të tjerët janë një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana.
“Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini.