E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

“Duhet një strategji e re për përballimin e situatës”, Meta del me thirrjen e fortë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mjekut Hysni Shkjau.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se rritja e rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi tregojnë se vendi ka nevojë për një strategji të re.

Kreu i shtetit thekson se çdo neglizhencë tjetër nga ana e qeverisë është me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.

Meta bën thirrje për rritur masat mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta këtë mëngjes e Dr.Hysni Shkjaut, i cili për 40 vite u shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Pukës, është një tjetër humbje e madhe për sistemin tonë shëndetësor.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.Shkjaut, kolegëve dhe mbarë komunitetit pukian!
Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.
Ndaj përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.
Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike.

Lexo edhe :   Detaje nga skema e mashtrimit, sanitarja hiqej si tezja e pacientes me Covid
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...