E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

“Me krahë të lehta!”, Veliaj reagon për transportin publik (FOTO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me nisjen e punës të transportit urban. Pas ultimatumit të Veliajt e më tej arritjes së marrëveshjes, sot urbanët nisën nga puna.

Nga një vëzhgim i bërë në orët e para të ditës, është vënë re se në disa linja nuk është zbatuar distancimi social në urban. Veliaj paralajmëron qytetarët se para se të udhëtojnë me urban, duhet me patjetër maska dhe higjiena personale, për të mos u bërë shkak për tjetrin.

“Rikthehet transporti publik në kushtet e #COVID19 ku lipset patjetër maska e higjiena personale në çdo udhëtim. Faleminderit linjave që iu përgjigjën thirrjes dhe punë të mbarë gjithë shoferëve, fatorinove dhe inspektorëve në këto kushte aspak normale! Me krahë të lehta!”, shkruan Veliaj.

Pak ditë më parë, krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga njësia numër 11 ku inspektoi përfundimin e disa rrugëve, ju bëri thirrje kompanive që të rinisin shërbimin. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që linjat të kuptojnë se kur kanë pasur nevojë për Bashkinë, Bashkia ka qenë me ta.

Duhet që ata t’i rikthehen shërbimit. Ajo që thonë disa kompani, se do e mbajnë licensën private, derisa të më dalë mua llogaria, nuk shkon sepse ajo licensë do të hiqet sepse s’po na del llogaria neve si qytetarë”, tha Veliaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...