Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një raport të publikuar së fundmi, i cili parashikon 3 mijë vdekje brenda ditës nga koronavirusi në SHBA.
Trump sqaroi për gazetarët se dokumenti i publikuar nga Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, nuk ishte i vërtetë, pasi sipas tij situata në vend po përmirësohet.
“Ai raport nuk është lehtësues, dhe tek ne gjendja po lehtësohet”, tha ai.
Presidenti i doli në mbrojtje edhe të guvernatorëve shtetërorë që kanë nisur të lehtësojnë masat, duke thënë se banorët e këtyre shteteve, janë duke respektuar distancën fizike dhe masa te tjera të lidhura me virusin.
Trump theksoi se edhe vazhdimi i izolimit mund të çojë në humbje jetë njerëzish, duke sjellë në vëmendje rastet e vetëvrasjeve dhe abuzimit me lëndë narkotike.
Presidenti ishte sot në një vizitë në Arizona, vizita e parë kjo që Trump ka realizuar në më shumë se një muaj. Shërbimi Sekret mori masa sigurie shtesë për këtë udhëtim të liderit amerikan.
Me më shumë se 1,2 milionë raste infektimi dhe mbi 71 mijë viktima, SHBA cilësohet si vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.