Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tre ish-krerët e Policisë, porosi Ardi Veliut. Çfarë i thonë për Ramën dhe Xhafajn

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Tre ish-krerët e Policisë, porosi Ardi Veliut. Çfarë i thonë për Ramën dhe Xhafajn

Prej 5 shkurtit të këtij viti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është Ardi Veliu. Ai e ka marrë këtë detyrë në një moment delikat për policinë. Brenda 4 vite e gjysmë që kjo mazhorancë është në pushtet, janë larguar 3 drejtorë të përgjithshëm të policisë, janë larguar nga puna 9 drejtorë të qarqeve dhe janë larguar fare nga policia 1300 oficerë të policisë.

Mbi të gjitha, situata në polici pas skandalit të ministrit të Brendshëm dhe disa drejtueseve të të implikuar në trafikun e drogës ka qenë e nderë. Por tre ish-drejtues të lartë të policisë së Shtetit janë optimistë që situata do të ndryshojë për mirë vetëm nëse drejtori i ri Ardi Veliu do zbatojë disa këshilla që ata ia dhanë mbrëmë LIVE gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Veli Myftari, ish-drejtori i policisë së Durrësit Aleks Hajdari dhe ish-drejtori i Policisë Rrugore Agim Çiraku këshilluan Ardian Veliun në këto drejtime:

1.Ardi Veliu duhet të pastrojë policinë e shtetit nga personat e inkrimuar. Si pjesë e procesit të vettingut drejtori i ri i policisë duhet të largojë nga radhët e saj policë dhe oficerë policie që me veprime apo edhe me mosveprime kanë qenë pjesë e kriminalitetit dhe e kultivimit dhe e trafikimit të drogës. Nuk mund të ketë në polici efektiva që nuk justifikojnë pasuritë e tyre por edhe që nuk kanë zbatuar ligjet e policisë. Vetëm largimi tyre do të bëjë të mundur që lufta ndaj krimit të jetë efikase.

2. Ardi Veliu duhet të mbajë larg politikën nga policia. Përvoja e hidhur e viteve të fundit kur ministri i Brendshëm por edhe më lart tij silleshin si drejtorë policie është një element që duhet të marrë fund. Drejtori i ri duhet tu thotë stop ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa dhe kryeministrit Edi Rama nëse ata fusin hundët në punët e policisë së shtetit. Ka një ligj për funksionimin e policisë dhe nëse zbatohet ai policia do qendrojë larg politikës, në të kundërt policia do të vuajë pasoja edhe më të rënda.

3. Ardi Veliu duhet të kthejë besueshmërinë në polici. Këtë duhet ta bëjë duke patur për bazë ndershmërinë e vet personale por edhe të stafit dhe vartësve të vet. Një besueshmëri e lartë brenda policisë do të sjellë edhe besueshmëri të lartë edhe në publik.

4 .Ardi Veliu duhet të identifikojë efektivët e policisë të aftë dhe profesionistë që u larguan pa të drejtë nga puna në këto 4 vjetë e gjysmë dhe të bëjë të mundur kthimin e tyre në radhët e organizatës së policisë. Largimi në vitin 2013-2014 të 1300 oficerëve të policisë ishte një nga ngjarjet më të shëmtuara dhe më me pasoja në radhët e policisë së shtetit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 28 vjet që Shqipëria të ketë dy polici, një polici në punë dhe një polici në pritje. Kjo situatë duhet të marrë fund. Drejtori i ri Veliu duhet që të kthejë në punë atë potencial që u largua pa të drejtë që edhe ligjërisht ka një vendim të gjykatës së Apelit se largimi i tyre është i padrejtë dhe kjo i rëndon jo vetëm cilësisë së policisë por edhe buxhetit të shtetit.

5. Ardi Veliu duhet të zbatojë politikën e policimit në komunitet. Krijimi i distancave të policisë nga masa e njerëzve dhe sidomos nga media ka qenë një nga dëmet që i është shkaktuar këtij institucioni. Takime të hapura me komunitetin, konferenca për shtyp, dalja në media e vetë Veliut dhe e drejtueseve të policisë do ta afronte këtë polici me njerëzit dhe nuk do ta bënte atë si një kazermë që nuk ka lidhje me masën e njerëzve.

6 .Ristrukturimi i ri i policisë së shtetit duke nisur nga shpopullimi i drejtorisë së Përgjithshme të policisë. Në drejtorinë e policisë duhet të ketë sa më pak që të jetë e mundur policë sepse puna më e madhe është në bazë dhe jo në godinën e policisë së shtetit.
7.Vendosja përpara ligjit e të gjithë atyre policëve që nuk arrijnë rezultate në punë ose kanë rezultate negative. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria ndaj atyre policëve që nuk arrijnë ato parametra që synohen.

Tags: Ardi Veliutçfarëish-krerëtpolicisëporosiRamënthonëtreXhafajn

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste
Showbizz

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Next Post
Vazhdojnë reshjet edhe në fundjavë, lumenjtë që rrezikojnë përmbytje

Vazhdojnë reshjet edhe në fundjavë, lumenjtë që rrezikojnë përmbytje

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Shkurt?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Shkurt?

Haradinaj në SHBA, merr vizën, takon shefin e CIA dhe këshilltarin e Trump

Haradinaj në SHBA, merr vizën, takon shefin e CIA dhe këshilltarin e Trump

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com