pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha

9 Shkurt 1940- Lind shkrimtari nobelist jug-afrikan JM Coetzee

John Maxwell Coetzee lindi në Afrikën e Jugut, nga prindër me origjinë të përzier holandeze, gjermane dhe polake. Coetzee e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të hershme në Kejp Taun dhe Uorçester. Ai studio për matematikë dhe gjuhë angleze dhe Universitetin e

Kejp Taunit, ndërsa u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar më 1962, ku punoi si programues kompjuterash për degën e kompanisë IBM në Londër.

Ai kreu një master mbi shkencat kompjuterike në SHBA, ndërsa më pas nisi të studionte letërsinë angleze në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut deri në vitin 1971. Aty nisi të shkruante edhe romanin e tij të parë “Dusklands”. Coetzee kërkoi qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, kërkesë që iu refzua pjesërisht për shkak të përfshirjes së tij në protestat kundër luftës në Vietnam.

Në marsin e vitit 1970, ai kishte qenë një nga 45 studentët e fakultetit, që pushtuan sallën e universitetit, duke u arrestuar nga policia. Rrikthehet në Afrikën e Jugut për të dhënë letërsi angleze në Universitetin e Kejp Taunit. Pas daljes në pension në vitin 2002, zhvendoset në Adelaide të Australisë ku jeton edhe sot.

JM Coetzee, ishte shkrimtari i parë që fitoi dy herë çmimin “The Man Booker International Prize”. Ndërsa në tetor 2003, shpallet fitues i çmimit Nobel në letërsi, duke qëne i dyti pas jug-afrikanes tjeter Nadine Gordimer. Gjatë dhënies së çmimit, Akademia Suedeze vlerësonte “strukturën unike të romaneve të tij, dialogjet e thella dhe madhështinë analitike”. Romani i tij më i njohur, që është përshtatur edhe në një film aritistik, titullohet ’Turpi”.

9 Shkurt 1950 – SHBA, Mccarthy akuzon Departamentin e Shtetit për infiltrimin e komunistëve

Joseph Raymond Mccarthy, një senator republikan nga Uiskonsin, njoftoi gjatë një fjalimi në Virxhinian Perëndimore, se kishte në dorë një listë prej 205 komunistësh, që ishin infiltruar në Departamentin e Shtetit. Edhe pse e pabazuar në fakte, deklarata e vendosi senatorin në qendër të vëmendjes kombëtare.

I pyetur mbi emrat konkretë të asaj liste, senatori përmendi zyrtarë si Owen Lattimore, një ekspert për kulturën dhe çështjet kineze në DASH, të cilin e përshkroi si “spiunin e nivelit të lartë të Bashkimit Sovjetik” në Amerikë. Këto dhe akuza të tjera po aq tronditëse, nxitën Senatin të ngrejë një komitet të posaçëm, të kryesuar nga senatori Millard Tydings, për të hetuar këtë çështje.

Komiteti gjeti shumë pak fakte për të provuar akuzat e Mccarthy, por ky i fundit kishte arritur të prekte një pikë nervore tek publiku amerikan, dhe gjatë 2 viteve të ardhshme ai bëri akuza gjithnjë e më sensacionale, madje duke sulmuar ish-sekretarin e respektuar të shtetit të presidentit Harry S. Truman, George C. Marshall.

Në vitin 1953, një Kongres më shumicë republikane emëroi Mçarthy kryetar të Nënkomitetit të Përhershëm për Hetimet e Operacioneve Qeveritare, dhe asokohe “Mccarthyism” mbërriti kulmin. Në séance të shumta dëgjimore me të dyshuarit, Mccarthy ngacmonte të dyshuarit me akuza të pabaza, duke shkatërruar reputacionin e qindra qytetarëve dhe zyrtarëve të pafajshëm.

Në fillimin e 1954-ës, Mçarthy, që tashmë kishte humbur mbështetjen e shumicës së partisë së tij për shkak të taktikave të tij të ngacmimit, u mënjanua kur guxoi të shtrijë gjuetinë e tij të shtrigave në rradhët e ushtrisë së SHBA-së.

Presidenti republikan Dwight D. Eisenhoëer, urdhëroi një hëtim të veprimtarisë së Mccarthy-t, dhe dëgjimet e seancave televizive e ekspozuan senatorin si një tiran të vrazhdë, që nuk arriti kurrë të gjejë faktet e nevojshme për asnjë prej akuzave të tij.

9 Shkurt 1965 – Shtetet e Bashkuara dërgojnë trupat e para luftarake në Vietnamin e Jugut

Një battalion trupash amerikane të mbrojtjes ajrore, vendosen në Da Nang të Vietnamit të Jugut, me urdhër të presidentit Lindon Xhonson. Ky ishte angazhimi i parë i trupave luftarake amerikane në Vietnamin e Jugut, duke u shoqëruar me protesta të mëdha kundër këtij akti, si në SHBA ashtu edhe jashtë saj luftë.

Siç mund të pritej, si Kina komuniste ashtu edhe Bashkimi Sovjetik, kërcënuan të ndërhynin nëse SHBA-të do të vazhdonin të vinin në përdorimin fuqinë e saj ushtarake në emër të Vietnamit të Jugut. Në Moskë, rreth 2.000 demonstrues, të udhëhequr nga studentë vietnamezë dhe kinezë dhe të mbështetur hapur nga autoritetet, sulmuan ambasadën e SHBA-së. Britania dhe Australia mbështetën veprimin e SHBA, por Franca bëri thirrje për nisjen e bisedimeve mes palëve.

9 Shkurt 1555 – Në Angli, peshkopi i Glouçesterit Xhon Huper digjet në turrën e druve.

9 Shkurt 1775 – Lufta Revolucionare Amerikane:Parlamenti britanik deklaron se kolonia e Masaçusetsit është hedhur në rebelim.

9 Shkurt 1788 – Perandoria e Habsburgëve, i bashkohet luftës ruso-turke, duke mbështetur kampin rus .

9 Shkurt 1964 – Grupi muzikor britanik “The Beatles”, bën paraqitjen e tyre të parë në “The Ed Sullivan Shoë” , duke performuar para një audience rekorde prej 73 milion shikuesish në të gjithë SHBA.

9 Shkurt 1971 – Një tërmet i fortë prej 6.5-6.7 ballë të shkalles Rihter godet Los Anxhelesin në SHBA, duke shkaktuar vdekjen e 64 njerëzve dhe plagosjen e mbi 2000 të tjerëve.

9 Shkurt 1986 – Kometa Halley, shfaqet në sistemin e brendshëm diellor, duke u parë me sy të lirë nga çdo cep i globit tonë.

9 Shkurt 1996 – Ushtria e Përkohshme Republikane Irlandeze, shpall fundin e armëpushimit 18-mujor dhe shpërthen një bombë të madhe në Canary Wharf të Londrës , duke vrarë 2 persona.

9 Shkurt 2016 – Dy trena pasagjerësh përplasen me njëri-tjetrin në qytetin gjerman të Bad Aibling në landin e Bavarisë. Dymbëdhjetë vetë vdiqën, dhe 85 të tjerë u plagosën.

Tags: 9 Shkurtçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Haradinaj në SHBA, merr vizën, takon shefin e CIA dhe këshilltarin e Trump

Kapen hajdutët në kryeqytet, tentuan të...

Elia Zaharia feston ditëlindjen, Princesha shikohet duke kërcyer







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

by mirseda
22:31 | 15/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thyer heshtjen pas njoftimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin...

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026

Protestë në Librazhd/ Banorët e Dardhës pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

21:22 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com