Princeshë Elia Zaharia festoi ditën e djeshme ditëlindjen me një festë që kishte mbledhur mikeshat e saj më të mira. Siç dihet Elia nuk është shumë aktive në rrjete sociale, por disa pamje nga festa i ka zbuluar një prej të ftuarave.
Ka qenë Olta Gixhari që ka filmuar Elian në momentin kur ka fryrë qirinjtë e tortës. Në sfond dëgjohen mikeshat e saj teksa këndojnë këngën e ditëlindjes ndërsa Princeshën në një moment e shohim edhe duke kërcyer për pak sekonda.