E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Trazirat në Kazakistan, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti i Kazakistanit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore në disa pjesë të vendit, pasi protestat për rritjen e çmimit të karburantit u kthyen në dhunë.

Demonstrata të mëdha u raportuan në disa zona në të gjithë vendin. Policia në Almaty, qyteti më i madh i vendit, përdori gaz lotsjellës për të frenuar turmat, pasi automjeteve iu vu flaka.

Një dekret i lëshuar nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev të mërkurën, tha se ai kishte pranuar dorëheqjen e qeverisë në mes të trazirave.

Ai emëroi gjithashtu zëvendëskryeministrin e vendit, Alikhan Smailov, si kryeministër të ri në baza të përkohshme.

Në një fjalim video të martën, presidenti tha se sulmet ndaj zyrave qeveritare nga protestuesit ishin “absolutisht të paligjshme”.

Ai shpalli një emergjencë në Almaty, dhe në provincën perëndimore të Mangistau. Masat emergjente atje do të përfshijnë një shtetrrethim gjatë natës, dhe një ndalim të tubimeve masive, sipas dokumenteve zyrtare të cituara nga “Reuters”.

Demonstratat filluan pasi autoritetet në vendin e pasur me naftë, hoqën kufijtë e çmimeve të gazit të lëngshëm të naftës që përdoret për automjetet, duke shkaktuar rritje të çmimeve të konsumit.

Rreth mijëra protestues u mblodhën në Almaty të martën mbrëma. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se policia u plagos në përleshje.

Gjithashtu ka pasur raportime për ndërprerje të internetit në të gjithë vendin.

Presidenti Tokayev shkroi në Twitter vonë të martën se autoritetet do të rivendosin çmime më të ulëta për karburantin, “për të siguruar stabilitetin në vend”.

Mospajtimet dhe protestat janë të rralla në Kazakistan, i cili shpalli pavarësinë në 1991 në mes të rënies së Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, qyteti Zhanaozen, në provincën Mangistau, ishte skena e trazirave vdekjeprurëse në vitin 2011. Të paktën 14 punëtorë nafte u vranë në një goditje të policisë ndaj një proteste për pagat dhe kushtet e punës.

Lexo edhe :   Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen
Lexo edhe :   Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Qyteti ka qenë gjithashtu një nga qendrat kryesore të trazirave të fundit. Ish-presidenti Nursultan Nazarbayev e udhëhoqi kombin kryesisht pa sfida deri në dorëheqjen e tij në vitin 2019. Presidenti Tokayev, pasardhësi i tij i zgjedhur vetë, u zgjodh në zgjedhjet e parakohshme të 2019-ës të kritikuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...